Në epokën kur teknologjia ka pësuar një hov të madh, një nga detyrat kryesore që u ngarkohet automatikisht prindërve është mësimi i fëmijës që të diskutojë me të tjerët.
Mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes shembullit tuaj. Sesi ju reagoni ndaj tij, kur diskutoni, kur nuk jeni dakord do të përcaktojë edhe sjelljen e fëmijës suaj tani dhe në të ardhmen.
– Së pari, argumentojini fëmijës gjithçka që i thoni. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë të përdorin logjikën në ato që kërkojnë e që duan.
– Mos e lejoni fëmijën të argumentojë kur është i mërzitur, sepse do të thojë gjëra për të cilat do të pendohet. Mos e bëni as ju diçka të tillë.
– Tregojini fëmijëve që kur flasin me dikë në radhë të parë të tregojnë qëllimin e tyre. Në këtë mënyrë biseda do të jetë shumë e qartë, sepse shpesh ndodhin keqkuptime që mund të shmangen, nëse secili bashkëbisedues është i qartë në atë që kërkon.
– Mësojini fëmijës të peshojë kërkesat e veta dhe të bashkëbiseduesit e në këtë mënyrë të arrijnë në kompromis që i përshtatet të dyve. E mesmja është gjithmonë e artë./pernenat.al/