Niveli i nitrateve në pemë dhe perime është bërë shqetësues në vendin tonë.
Ndonëse institucionet kanë deklaruar se nuk ka rrezik nga ushqimet që importohen në Kosovë, është e dukshme që disa prej tyre përveç që nuk janë të shëndetshme mund edhe të rrezikojnë organizmin e njeriut.
Një prej tyre është shalqiri, i cili në tregun e Kosovës ka ardhur shumë më herët sesa koha e tij e pjekjes në natyrë, transmeton Gazeta Shneta.
Por ekziston një mënyrë për ta dalluar nëse shalqiri duket i pjekur për shkak të nivelit të lartë të nitrateve, apo është vërtetë i pjekur nga kushtet e natyrës.
Merrni një copë shalqi pa fara dhe futeni në një enë me ujë. Lëreni për 10 minuta. Nëse uji ngjyroset me rozë dhe copa e shalqirit fundoset, atëherë shalqiri ka nivele të larta nitratesh.
Ndërkaq nëse uji mbetet pa ngjyrë dhe shalqiri nuk fundoset, atëherë shalqiri është natyral. /Gazeta Shneta/