Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta mbroni shëndetin e trurit përmes menaxhimit të këtyre faktorëve të rrezikut

Jetë 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit kanë identifikuar 17 faktorë të ndryshueshëm – gjëra që janë në kontrollin tënd – të cilët mund të ndikojnë në rrezikun për të zhvilluar tre sëmundje të mëdha të trurit: goditje në tru, demencë dhe depresion në pleqëri.

Në një përmbledhje të re, të publikuar më 3 prill në revistën “Journal of Neurology, Neurosurgery, and Psychiatry të BMJ”, studiuesit analizuan kërkimet ekzistuese që përcaktojnë faktorët e rrezikut të lidhur me goditjen në tru, demencën dhe depresionin. Nga të dhënat, ata identifikuan 17 faktorë të ndryshueshëm që ishin të përbashkët për të paktën dy nga tre sëmundjet.

Këta faktorë përfshijnë si zgjedhje të stilit të jetesës – si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit – ashtu edhe faktorë socialë, si stresi dhe angazhimi me të tjerët.

Por të gjithë mund të ndikohen pozitivisht përmes ndryshimeve në sjellje ose trajtimit mjekësor. “Kjo do të thotë se ekzistojnë mundësi reale për parandalim,” tha autorja e studimit, Dr. Sanjula Singh, PhD, MSc, hulumtuese kryesore në “Brain Care Labs” të Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusets.

Pasi shqyrtuan 59 meta-analiza të ndryshme, Singh dhe kolegët e saj gjetën 17 faktorë rreziku për demencë, depresion në pleqëri dhe goditje në tru që përputheshin me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu matën ndikimin e secilit faktor, duke vlerësuar efektin në cilësinë e jetës dhe rrezikun për vdekje të hershme.

Këta janë 17 faktorët e identifikuar:

– Alkooli.

– Tensioni i gjakut.

– Indeksi i masës trupore (BMI).

– Glukoza në gjak esëll (niveli i sheqerit në gjak).

– Kolesteroli total.

– Simptomat depresive.

– Dieta.

– Humbja e dëgjimit.

– Funksioni i veshkave.

– Dhimbja.

– Aktiviteti fizik.

– Qëllimi në jetë.

– Gjumë i mirë.

– Pirja e duhanit

– Angazhimi social.

– Stresi. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakAdministrata Trump publikon raport kritik ndaj kujdesit mjekësor për gjininë te të rinjtë
Artikulli i rradhës Ilaçi Enhertu premtues si trajtim i linjës së parë për kancerin e gjirit metastatik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.