Ruajtja e shëndetit mendor dhe kujtesës gjatë plakjes nuk është një ëndërr e paarritshme. Sipas studiuesve të neuroshkencës, truri mund të qëndrojë aktiv dhe funksional nëse gjatë jetës kultivohen zakone që stimulojnë aktivitetin mendor dhe social.
Një nga konceptet më të rëndësishme është “rezerva njohëse”, që përshkruan aftësinë e trurit për t’i rezistuar plakjes dhe sëmundjeve neurodegjenerative si demenca apo Alzheimeri, shkruan burimi Independent UK, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet tregojnë se gati 45 për qind e rasteve të demencës mund të parandalohen ose vonohen duke reduktuar faktorë të tillë si izolimi social, depresioni dhe mungesa e aktivitetit fizik e intelektual.
Ekspertët theksojnë se edukimi luan rol të madh, por rezerva njohëse nuk krijohet vetëm në rini.
Ajo mund të forcohet gjatë gjithë jetës përmes aktiviteteve që stimulojnë trurin, si mësimi i gjuhëve të huaja, leximi, muzika, shahut apo angazhimi në aktivitete sociale dhe vullnetare.
Studiues nga Universiteti Québec kanë zbuluar se teknikat e ushtrimit të kujtesës dhe mësimi aktiv mund të ndryshojnë mënyrën si funksionon truri, duke e bërë atë më fleksibël dhe më efikas.
Po ashtu, projekte të reja po analizojnë ndikimin pozitiv të mësimit të anglishtes tek të moshuarit, duke treguar se edhe në moshë të avancuar truri mund të përfitojë nga sfidat intelektuale.
Ekspertët rekomandojnë një stil jete aktiv, me ushtrime mendore, marrëdhënie sociale dhe aktivitete argëtuese që stimulojnë mendjen.
Sipas tyre, shëndeti njohës nuk varet vetëm nga mosha, por nga mënyra si e përdorim dhe ushtrojmë trurin çdo ditë. /Gazeta Shneta/


