Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të bëni dallimin midis ‘Baby Blues’ dhe Depresionit Postnatal tek nënat e reja

Jetë 27/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas statistikave, katër nga pesë gra vuajnë nga çrregullimi ‘baby blues’ disa ditë pas lindjes. Por si e dini kur kjo është diçka më serioze? Këtu janë përmbledhur disa udhëzime për dallimet në mes baby blues dhe depresionit postnatal në nënat e reja.

Shenjat dhe simptomat “baby blues”:

-Ndjenja e rëndë e lodhjes: Trupi juaj është në një gjendje të vazhdueshme ndryshimi disa ditë pas lindjes.

Hormonet tuaja të shtatzënisë janë në rrugëdalje dhe qumështi juaj i gjirit është duke ardhur –të gjitha këto sjellin në gjendje dërrmuese, shkruan motherandbaby transmeton Gazeta Shneta.

-Ju kurrë nuk jeni ndjerë më të shqetësuar në jetën tuaj se sa tani: Fëmija juaj është krejtësisht i shëndetshëm dhe arrin i sigurtë dhe i shëndoshë në shtëpi, kështu që pse ndjeheni kaq të shqetësuar për gjithçka?

Baby blues – mund të bëjë që ju të shqetësoheni më shumë se normalisht.

Si mund të përballoni shqetësimin gjatë kësaj faze?

-Merrni sa më shumë gjumë të jetë e mundur: është koha për të harruar për larjen dhe pastrimin dhe për të marrë sa më shumë gjumë që mundeni, sidomos kur fëmija juaj është në gjumë;

-Hani mirë: sigurisht, merrni çokollatën që e dëshironi, mbani energjinë tuaj me disa ushqime të mira ushqyese;

-Merrni çdo ditë nga një orë për veten tuaj: Duke cilësuar faktin se ardhje e një fëmije në jetë shkakton ndryshimë thelbësore tek nënat, preferohet që të bëni cdo ditë një pushim të shkurtër,qoftë në natyrë ose shëtitje e rastit, për tu përqendruar disa momente dhe për veten tuaj;

-Kërkoni ndihmë: Mos u përpiqni të jeni super nëna- nëse keni nevojë për dikë që t’ju sjellë një filxhan çaj, të ndërron një pelenë ose ti gjejë çelësat e shtëpisë tuaj, pyesni për dikë të ju vie në ndihmë;

-Mbajini vizitorët larg : sigurisht që të gjithë familja dhe miqtë tuaj duan të vijnë dhe të mirëpresin ardhjen e re të fëmijës suaj , por mos kini frikë të thoni jo dhe t’i mbani njerëzit jashtë kur keni nevojë për pushim;

Sa kohë mund të vazhdojë kjo faza e baby blues?

Kjo fazë përfshin zakonisht nënat disa ditë ose javë por ato zotohen që ta marrin veten e tyre shpejt; Në fakt, kjo është një nga dallimet kryesore midis baby blues dhe depresionit postnatal.

Depresioni postnatal nga ana tjetër, mund të mos bëhet e dukshme për disa javë dhe simptomat mund të zgjasin muaj, veçanërisht nëse nuk merrni ndihmë.

Përderisa, baby blues vjen dhe shkon shumë shpejt, depresioni pas lindjes nuk mund të jetë i dukshëm menjëherë dhe merr progresivisht kahje më të rëndë

“Gratë me depresion pas lindjes mund të fillojnë të shqetësohen shumë për gjërat normale që ndodhin me foshnjat dhe të fillojnë të mendojnë se është faji i tyre”, thotë Dr McDonald. “Duke menduar se nuk po bën një punë mjaft të mirë është një shenjë kryesore”.

Nëse gjendja jote e ulët, ndjenjat e paaftësisë dhe vështirësitë e gjumit nuk largohen brenda dy deri tre javëve ose duket se po përkeqësohen, mund të jetë koha për të kërkuar ndihmë. Mos harroni, depresioni pas lindjes nuk është asgjë për të cilën ju mund të keni turp dhe nuk jeni  të vetme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇrregullimet e gjumit prekin edhe fëmijët – njihuni me 3 faktorët e mundshëm
Artikulli i rradhës Tumor në hundë, probleme me zemër dhe epilepsi: Blerondi ka nevojë për ndihmë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.