Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të dalloni se produktet e konsumit të përditshëm janë cilësore ose jo

Jetë 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ngjarjet e ditëve të fundit, si zbulimi i rasteve të përdorimit të substancave OMGJ për rrritjen e shpejtë të fruta-perimeve dhe mungesa e kontrollit mbi tregun vendas, i vendosin shpeshherë konsumatorët përballë dyshimesh kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore. Kjo nuk do të thotë se produktet që gjenden në tregun e lagjes ose markete janë të gjitha të dëmshme dhe aspak të shëndetshme, por do të ishte mirë të dinit disa truke për të verifikuar cilësinë e tyre. Në këtë artikull, Living do të ndajë me ju 3 truke si të dalloni që produkti që keni blerë është cilësor ose jo.

1.Gjiza është një produkt tipik, shumë i dashur për ne shqiptarët, sidomos për kuzhinën e Shqipërisë së Mesme. Por nuk mund ta mohoni që shpeshherë bini pre e mashtrimeve që mund t’ju bëjnë tregtarët. Nëse doni që të vërtetoni që gjiza që keni blerë është e mirë, provoni trukun e mëposhtëm. Në një tas qelqi vendosni pak gjizë, më pas shtoni disa pika jod. Ky truk ju ndihmon të vërteoni nëse në gjizë ka përmbajtje niseshteje. Nëse gjiza merr ngjyrë blu, do të thotë që gjiza ka përmbajtje niseshteje. Nëse jodi merr ngjyrë blu do të thotë se në gjizë ka përmbajtje niseshteje, ndërsa kur ruan ngjyrën e kafenjtë si jodi është e sigurt.

gjiza
2. Mjalti është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shtëpitë tuaja. I njohur për vlerat e tij ushqyese, ky produkt është një depo vitaminash dhe antioksidantësh që duhet përdorur nga e gjithë familja. Nëse doni që të verifikoni se mjalti që po përdorni është i një cilësie të mirë, bëni këtë eksperiment. Hidhni pak mjaltë në një sipërfaqe të sheshtë. Mjalti i rremë shpërbëhet dhe përhapet menjëherë përhapet në sipërfaqe, kurse mjalti i vërtetë është i trashë dhe derdhet më gradualisht. Nëse vini re mjalti është shumë i ëmbël, gati velës, do të thotë se në të është përdorur sheqer i bardhë për ëmbëlsim.

mjalti
3. Mishi është një ndër produktet bazë të kuzhinës sonë, i konsumuar në çdo stinë. Kur zgjihni mishin duhet ta shtypni me gisht. Në qoftë se mishi është i freskët, duhet pak kohë që të largohen gjurmët e gishtave. Prisni një pjesë të madhe në gjysmë: nëse mishi është i errët, por ka konturet e bardha, nuk është i shëndetshëm, madje do të thonim që është toksik. Kurse mishi cilësor është i kuq brenda dhe kur e thani me letër kuzhine nuk nxjerr shumë gjak dhe lagështi.

mishi

Artikulli paraprakKëtë gabim po e bëjnë të gjitha gratë kur pastrojnë frigoriferin, ja mënyra e duhur
Artikulli i rradhës Pasi ta lexoni këtë lajm, ju nuk do t’i lini më fëmijët të konsumojnë ushqime të gatshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.