Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këtë gabim po e bëjnë të gjitha gratë kur pastrojnë frigoriferin, ja mënyra e duhur

Femina 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjëja e parë që duhet të bëni: të hiqni gjithçka jashtë. Përderisa është i zbrazët frigoriferi juaj jepni një pastrim të tërësishëm, e më pas rregulloni përmbajtjet e mbetura në vendin e duhur.

HAPI I PARË: Hiqni gjërat dhe pastroni frigoriferin

Largoni të gjitha gjërat jashtë, duke i hudhur ato me afat të skaduar. Për t’i mbajtur ftohtë gjërat derisa ta pastroni frigorifrin, vendosini në një ambient më të freskët.

Sanitarizoni gjithçka brenda frigoriferit duke përfshirë raftet nëse janë të ndashme si dhe përdorni një furç të dhëmbëve duke aplikuar një pastë me ujë të nxehtë dhe sode bikarbone duke pastruar qoshet më të imëta rreth rafteve. Pastroni papastërtitë me një sfungjer të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun. Shpëlani dhe thani vendin.

Largoni erën e keqe duke pastruar muret e brendshme me një pëlhurë mikrofibër dhe përdorni ekstrakt vanilje për aromë.

Largoni pluhurin duke përdorur brusha edhe pas frigoriferit dhe kudo që ka pluhur në hapësirën ku ndodhet frigoriferi.

HAPI I DYTË: Rivendosni gjërat brenda frigoriferit

Vezët duhet të vendosen aty ku temperatura është më e qëndrueshme, diku ndërmjet rafteve. Është mirë t’i leni në kartonin e tyre oriigjinal e jo ti transferoni në enën përkatëse për vezë.

Qumështi duhet të qëndrojë në raftin e poshtëm aty ku është më ftohtë.

Kosi, jogurti dhe djathi duhet të qëndrojnë për të njejtën arsye në raftin e poshtëm, aty ku temperatura është më e ftohtë.

Mishi i paketuar duhet të vendoset në raftin më të poshtëm super- të ftohtë gjysmë të akulltë, që edhe nëse lëshon lëng nuk ka mundësi të kontaminojë përmbajtjen tjetër të ushqimit.

Perimet qëndrojnë të freskëta aty ku ka më pak lagështi. Ruani nëpër qeset e tyre plastike apo ambalazhet përkatëse, të lidhura mirë.

Pemët mund të qëndrojnë në pak lagështi, duke i mbajtur në ambalazhin e tyre origjinal ose në një qese plastike. Është mirë që edhe frutat edhe perimet ti leni të palara në frigorifer, derisa t’i përdorni. Uji mund të shkaktojë myk dhe rritje të bakterieve.

Gjalpi dhe djathi i butë nuk kanë nevojë të kenë ambient super të ftohtë, kështuqë këto mund të ruhen në pjesën e derës së frigoriferit. Vendosni llojet e djathit të butë nëpër enë hermetike pasi t’i hapni ato.

Salcat e ndryshme janë përgjithësisht me shumë kripë dhe uthull, të cilët paraqesin prezervativë natyralë. Pra, llojet si ketchup-i, majonezi dhe salcat e ndryshme për sallatë mund të vendosen në raftet e derës së frigoriferit. E njejta vlen edhe për turshitë dhe kavanozë të ndryshëm. Vajrat e ullirit dhe të perimeve mund të qëndrojnë nëpër qilar. Por vaji i arrave, susamit i përkasin frigoriferit andaj është mirë t’i mbani në derën e tij poashtu.

Lëngjet e pemëve mund të ruhen në derën e frigoriferit për aq kohë sa janë të pasterizuar. Ndërsa lëngjet e freskëta duhet të ruhen ne raftet e poshtme.

SUGJERIM: mbusheni frigoriferin me shumë gjëra (madje edhe nëse nuk gatuani dhe nuk ju duhen gjërat). Frigoriferët kanë nevojë për “masë termike” (shumë sende) për të mbajtur temperaturat e ulëta. Ushqimet dhe pijet freskuese ndihmojnë në absorbimin e ajrit të ngrohtë kur ju hapni derën e frigoriferit. Nëse frigoriferi juaj është shumë i madh dhe nuk keni shumë sende, ruani disa kanaçe uji brenda, në mënyrë që të mirëmbahet temperatura e ulët.

Artikulli paraprakA duhet t’i jepni ujë bebeve para se ti mbushin 6 muaj?
Artikulli i rradhës Si të dalloni se produktet e konsumit të përditshëm janë cilësore ose jo

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.