Autizmi është çrregullim i trurit, është paaftësi zhvilluese e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Disa persona të prekur nga ky çrregullim mund ta drejtojnë botën e tyre, disa kanë aftësi mahnitëse, e disa tjerë kanë problem edhe të flasin. Autizmi prek 1 në 68 fëmijë.
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura, por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi.
Karakteristikat e autizmit
Nuk ka lidhshmëri
Fëmijët zakonisht bëjnë çmos që të tërheqin vëmendjen e personave të tjerë. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart. Një fëmijë që nuk bën përpjekje për të komunikuar me të tjerë, mund të jetë autik.
Nuk belbëzojnë
Fëmijët fillojnë të belbëzojnë që para se të bëjnë një vjeç, nëse fëmija juaj nuk e bën ende, atëherë ai mund të jetë autik ose të ketë një problem të ngjashëm.
Nuk njohin emrat
Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, kthen kokën kur dikush e thërret në emër. Nëse fëmija ju injoron ose ju shikon rrallë kjo është një shenjë paralajmëruese.
Nuk buzëqeshin
Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë është shqetësuese.
Vendosja e lodrave në mënyrë të çuditshme
Fëmijët autik shpesh bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre, pa ndonjë kuptim apo dobi.
Lëvizja e duarve
Lëvizja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit.
Ecja në gishtërinj
Fëmijët autikë ecin në majë të gishtave pothuajse gjatë gjithë kohës./Balkanweb.com/