Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të keni shtatzëni të lehtë gjatë stinës së verës

Këshilla për shtatzëna 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Periudha e shtatzënisë është e vështirë në çdo stinë të vitit, por gjatë verës është më e lodhshme si nga ana fizike dhe nga ana psikologjike.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” më poshtë ju sjell disa këshilla sesi mund t’i përballoni këto ditë të nxehta vere dhe t’jua bëjnë pritjen e fëmijës  më të ëmbël.

Ujë. Duhet të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mbani trupin e hidratuar. Kjo është e rëndësishme për ju dhe bebin. Mundohuni të konsumoni deri në 2 – 2,5 litra ujë në ditë. Kjo mund të jetë dhe në formën e lëngjeve të freskëta të frutave apo çajrave bimorë. Sigurohuni që të keni gjithnjë një shishe ujë me vete sa herë që dilni jashtë.

Temperatura e trupit. Duhet të mundoheni ta mbani nën kujdes temperaturën e trupit, pasi temperatura e lartë mund të krijojë anomali tek fetusi. Freskojeni trupin herë pas here dhe qëndroni në vende të freskëta.

Ushqimi është mjaft i rëndësishëm. Duhet të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë nga pak disa herë në ditë e duke përfshirë në dietën tuaj ushqimore sa më shumë fruta dhe perime të freskëta e të stinës.

Veshja. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me veshjet që zgjidhni. Përdorni rroba pambuku, të lehta e që ju mbajnë freskët, duke lënë mundësi ajrit të qarkullojë. Shmangni daljet në orët e nxehta të drekës. Dilni herët në mëngjes deri nga ora 10:00 – 11:00 dhe në orët e vona të pasdites pas orës 18:00.

Këmbët. Sigurohuni që në momentet kur shtriheni apo uleni t’i mbani këmbët pak lart duke vendosur jastëkë poshtë këmbëve.

Artikulli paraprakJa çfarë duhet të hani për të fituar lëkurë të bronztë
Artikulli i rradhës Jo të gjithë mund të duken si Emina menjëherë pas lindjes

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.