Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të mbrohen gratë shtatzëna nga ajri i ndotur, tregon gjinekologu Afrim Veliu

Lajme 31/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndotja e lartë e ajrit në Prishtinë kohët e fundit është bërë një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve.

Gjatë ditës së sotme edhe mbajtur edhe një protestë ku janë parashtruar kërkesat për institucionet që të ndërmarrin masa kundër ndotjes së ajrit.

Mjekët në përgjithësi kanë sugjeruar që të shmanget sa më shumë dalja në ambiente të jashtme në kohën kur ka ngritje të vlerave të ndotjes, shkruan Gazeta Shneta.

Gjinekologu Afrim Veliu thotë se nga personat më të ndjeshëm ndaj ajrit të ndotur janë gratë shtatzëna.

“Gratë shtatzëna duhet t’iu përmbahen më së shumti këshillave për shmangie të daljes në ambiente të jashtme në këto kushte”, thotë Dr. Veliu.

“Gratë në përgjithësi janë pjesa më e ndjeshme ndaj këtij fenomeni, sepse ajri i ndotur mund të ndikojë në sistemin riprodhues, duke filluar nga sëmundjet respiratore, kardiovaskulare dhe anemia. Prandaj duhet të ndërmerren masat individuale për mbrojtje”, ka deklaruar ai.

Gjinekologu Veliu thotë se nuk ka ndonjë barnë që mund të merret nga gratë shtatzëna për të parandaluar rrezikun nga infeksionet e mundshme.

“Të konsumojnë sa më shumë ushqime të freskëta, lëngje dhe sidomos ujë”, ka deklaruar Dr. Veliu.

Për më shumë këshilla dhe sugjerime nga mjeku mund ta kontaktoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkenca zbulon pse duhet të jeni strikt me fëmijët për kohën e gjumit
Artikulli i rradhës Mukoza na mbron nga ajri i ndotur, tregon pulmologu Skender Baca

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.