Një infeksion urinar, ndodh kur bakteret nga zona diku jashtë trupit të një gruaje futen në uretrën e saj (në thelb – traktin urinar) dhe shkaktojnë një gjendje të infektimit.
Anatomia femërore e bën të lehtë që bakteret nga zonat e vaginës ose rektumit të futen në traktin urinar sepse janë më afër, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, gratë kanë më shumë të ngjarë të marrin infeksione urinanre sesa burrat.
Ju mund të ndihmoni në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar gjatë shtatëzanisë tuaj përmes:
– Zbrazjes së fshikëzës shpesh, sidomos para dhe pas marrdhënieve intime;
– Duke veshur të brendshme pambuku;
– Duke pirë shumë ujë për të qëndruar të hidratuara;
– Duke shmangur çdo sapun të ashpër ose larje trupi në zonën gjenitale;
Poashtu, vlen të ceket se shumica e infeksioneve urinare gjatë shtatëzanisë trajtohen me antibiotikë.
Nëse infeksioni ka përparuar duke dhënë një infeksion të veshkave, mund t’ju duhet të merrni një antibiotik më të fortë ose të keni një injeksion intravenoz (IV) të administruar. /Gazeta Shneta /