Goditja në tru është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA me pothuajse 800,000 raste të diagnostikuara çdo vit.
“Goditja në tru mund të ndodhë pothuajse në çdo moshë, në varësi të rrethanave themelore,” thotë Dr. David Miller nga Klinika Mayo në Florida, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, goditja në tru vjen nga një enë gjaku e bllokuar që ul rrjedhjen e gjakut në tru.
Shenjat përfshijnë vështirësi në të folur, paraliza e një krahu ose këmbës në njërën anë të trupit dhe asimetria e fytyrës.
“Ka disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru. Ndoshta gjëja nr. 1 është të kontrolloni presionin e gjakut“, thotë Dr. Miller.
Është e rëndësishme të dini numrat tuaj dhe të punoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor për të ulur presionin e gjakut nëse është shumë i lartë.
Nëse pini duhan, lëreni. Dhe ndërmerrni hapa për të përmirësuar shëndetin tuaj të zemrës, të tilla si ushtrimet e rregullta dhe ndjekja e një diete që është e ulët në yndyrna të ngopura dhe e pasur me fruta dhe perime. /Gazeta Shneta/