Si të veprojmë kur fëmijët kanë frikë nga errësira?

2017-03-18 në ora 21:36

Shpesh fëmijët kanë frikë nga errësira. Një frikë e zakonshme që shprehet me refuzimin për të fjetur.

Deri në moshën 2 vjeçare s’ka asnjë problem: fëmija nuk ankohet kur fiket drita e dhomës dhe pas pak atë e zë gjumi. Pastaj, një natë, ai kërkon që t’i lënë dritën ndezur dhe derën e dhomës gjysmë të hapur. Ndonjëherë, ai zgjohet në mes të natës. E gjejnë të ulur në krevat, duke u dridhur nga frika. Flet për ëndrra të këqija, për ujq, përbindësha ose hajdutë…

Arsyet e frikave të tij

Sot nuk shohim më ujqër, por frika ka mbetur. Ajo shfaqet në përgjithësi në një etapë kalimtare të zhvillimit: gjatë një mësimnxënieje të re, një ndryshimi jetësor. Fëmija e lidh frikën me makthin, me ujkun, me përbindëshin e fshehur nën krevat. Në moshën 3 vjeçare, imagjinata e tij ndihmon këto shqetësime. Por arsyet janë të tjera.

Në errësirë ai humbet orientimin. Fëmija nuk sheh më ata që e duan dhe e sigurojnë, mjedisin e tij familjar. Një shkak tjetër: ankthi i ndarjes që mbetet deri në 4 vjeç, sidomos në errësirë kur ndjehemi të prekshëm… Duke u rritur, fëmija do të zhvillojë mbrojtjet e tij dhe do t’i bëjë ballë këtij ankthi. Rreth moshës 6 vjeçare, ai do të kuptojë ndryshimin midis realitetit dhe imagjinatës. Në pritje, ne mund ta ndihmojmë. Kjo ndihmë konsiston në tre pika.

Në mbrëmje, lini gjithmonë një ndriçim

Me një dritë të vogël në dhomë ose duke lënë ndezur dritën e korridorit, nëse fëmija zgjohet natën, ai do ta njohë dhomën: atëherë ai del nga ëndrra, rifiton kuptimin e krevatit dhe e zë gjumi përsëri.

Kur të mos ketë më pelena, do të guxojë të përdorë oturakun, të shkojë në banjë. Drita e vogël e dhomës së tij nuk ndikon aspak për keq në pavarësinë e tij, përkundrazi e forcon. Më vonë, jepini fëmijës një elektrik dore. Në këtë mënyrë, ai mund të eksplorojë qoshet e errëta të dhomës së tij dhe të vërtetojë se nuk ka përbindësha.

Shpesh fëmijët kanë frikë nga errësira. Një frikë e zakonshme që shprehet me refuzimin për të fjetur.

Deri në moshën 2 vjeçare s’ka asnjë problem: fëmija nuk ankohet kur fiket drita e dhomës dhe pas pak atë e zë gjumi. Pastaj, një natë, ai kërkon që t’i lënë dritën ndezur dhe derën e dhomës gjysmë të hapur. Ndonjëherë, ai zgjohet në mes të natës. E gjejnë të ulur në krevat, duke u dridhur nga frika. Flet për ëndrra të këqija, për ujq, përbindësha ose hajdutë. /femramoderne