Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të zbuloni dhe ta lehtësoni dhimbjen e fytit tek bebet dhe fëmijët e vegjël

Jetë 27/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe të vegjlit mund të kenë dhimbje të fytit. Këtu janë këshillat e ekspertëve se çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar ata të ndihen më mirë.

Ashtu si me të gjitha dhimbjet, dhimbja e fytit tek bebet është veçanërisht e vështirë për t’u duruar – ata nuk e kanë idenë se çfarë i prek dhe as nuk mund t’ju tregojnë se si ndihen.

Por, nëse i kushtoni vëmendje, i vogli juaj mund t’ju japë shenja për t’ju bërë të ditur se çfarë po ndodh.

Ja çfarë duhet të kërkoni, si dhe çfarë mund të bëni për të qetësuar dhimbjen e fytit të bebës me butësi, por në mënyrë efektive, shkruan burimi The Bump përcjell Gazeta Shneta.

Shkaqet e dhimbjes së fytit tek bebet

Infeksionet virale të ngjashme me ftohjen e zakonshme janë shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjes së fytit tek bebet dhe fëmijët e vegjël.

“Një hundë që rrjedhë mund t’ju jap një fyt të thatë dhe të irrituar. Mukusi është acid; kur pikon, mund të infektojë fytin dhe ta bëjë atë të dhimbshëm”, sipas Dr. TJ Gold, nga Tribeca Pediatrics në New York City.

Përveç kësaj, nëse bebja juaj është e zënë nga një mukus në hundë, ka të ngjarë ta lërë gojën hapur për t’i ndihmuar të marr frymë lirshëm. Kjo gjithashtu mund të çojë në një fyt të thatë dhe të irrituar.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Virusi mund të infektojë gjithashtu membranën e mukozës, e cila mund të çojë në një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe, nga ana tjetër, në një dhimbje të fytit.

Edhe pse dhimbja e fytit mund të ndodhë në çdo kohë të vitit, ka më shumë gjasa ta shihni atë në dhjetor, janar dhe shkurt, që është në përputhje me sezonin e gripit.

Simptomat e dhimbjes së fytit tek bebet

Rritja e nervozizmit mund të jetë një shenjë treguese e dhimbjes së fytit tek bebet dhe fëmijët e vegjël.

I vogli juaj gjithashtu nuk do të dëshirojë të hajë ose të pijë asgjë që është shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë, sepse do ta lëndojë fytin.

Si të dalloni nëse dhimbja e fytit të bebës është një infeksion më serioz

Dhimbjet e fytit zakonisht largohen brenda shtatë deri në dhjetë ditë.

“Nëse ndodh diçka më serioze se dhimbja e fytit, ju mund të shihni shenja shtesë shqetësimi, si të vjella të vazhdueshme ose të forta, diarre, skuqje, temperaturë të lartë dhe, në raste më të rënda, ata mund të kenë vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje.” thotë Dr. DeAnn Moore, nga Montefiore në Nju Jork.

Edhe pa simptomat e mësipërme, duhet të telefononi pediatrin tuaj nëse dhimbja e fytit vjen me temperaturë, këshillon Dr. Ari Brown.

Sigurohuni që fëmija të jetë i hidratuar mirë. Nëse bebja është nën 6 muaj, ofrojini më shumë qumësht gjiri ose formula; nëse janë më të rritur se 6 muaj, mund t’u jepni ujë.

Jepini fëmijës disa gllënjka të vogla çaj kamomili (nëse fëmija është mbi një vjeç).

Inkurajoni vakte të rregullta për fëmijët e moshës së rritur për të ngrënë ushqime të ngurta, por shmangni çdo gjë pikante, acidike ose të ashpër në strukturë.

Përdorni një lagështues në dhomën e bebës. Kjo do të parandalojë që ajri të thahet shumë.

Jepni një qetësues dhimbjeje si Paracetamoli (kontrolloni me pediatrin tuaj për moshën dhe dozën e duhur). /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakNxënësit me nevoja të veçanta në Maqedonin Veriore në pritje të Ligjit që u mundëson asistentë mësimor
Artikulli i rradhës Kur duhet të planifikoni kontrollet dhe ekzaminimet e para, pas lindjes së fëmijës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.