Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ti kuptoni shenjat e psikopatisë tek fëmija juaj

Jetë 13/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shenjat se fëmija mund të bëhet psikopat në të ardhmen mund të vërehen qysh prej kur personi është 3-vjeçar.

Veprimet e prindërve shpeshherë i nxisin fëmijët t’i demonstrojnë këto shenja

Por, problemi është se prindërit zakonisht nuk mendojnë se shenjat janë të rëndësishme.

Prandaj, më poshtë i keni disa prej karakteristikave kryesore që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë trajta psikopatike – shumica e vrasësve serikë kanë vepruar si më poshtë në fëmijërinë e tyre të hershme dhe, fatkeqësisht, askush nuk i ka vërejtur me kohë.

Le të fillojmë me tri shenjat e Macdonald-it, psikiatrit amerikan i cili ka analizuar sjelljen e rreth 100 kriminelëve për të treguar se çfarë kanë ata të ngjashme.

Trajtimi mizor i kafshëve

Trajtimi mizor i kafshëve është një nga shenjat më të qarta të një çrregullimi psikopatik te fëmijët , transmeton Telegrafi.

Nëse ia shpjegoni fëmijës se nuk është në rregull t’ia ngrehë bishtin maces apo ta godas qenin dhe fëmija e kupton këtë dhe nuk i përsërit veprimet në të ardhmen, atëherë nuk keni përse të brengoseni.

 

Por kur fëmija në mënyrë të dhunshme abuzon me kafshë ose përpiqet t’i vret, atëherë është koha të ndërmerrni masa.

idhja mes abuzimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e qartë saqë FBI kishte filluar t’i monitoronte rastet kur njerëzit kishin abuzuar me kafshë.

Në fotografinë më poshtë është Jeffrey Dahmer, vrasës serik amerikan. Shikojeni me kujdes mënyrën si e mban macen.

Dashuria për vënie të zjarreve

Piromania apo dëshira për vënien e zjarreve është shenja e dytë.

Kjo është një mënyrë tjetër si psikopatët e shprehin zemërimin.

Mungesa e ndjeshmërisë

Fëmijët me trajta psikopatike nuk shfaqin ndjenja të frikës aq lehtë sa shokët e tyre, dhe nuk e ndjejnë stresin në të njëjtin nivel.

Ata nuk kanë ide çfarë është krahasimi.

Sipas Heather Irvin, psikologe, viti i parë i jetës së fëmijës është më esenciali për të përcaktuar të ardhmen e shëndetit psikologjik.

“Psikopatët nuk shfaqen papritmas. Ju thjesht duhet t’i shikoni ata në vitet e hershme të jetës së tyre, dhe çfarë ka qenë duke iu ndodhur kur kanë lindur. P.sh., nëse kanë qarë vazhdimisht 6 muajt e parë dhe askush nuk është kujdesur për ta, nuk i ka ushqyer kur kanë qenë të uritur, nuk iu ka ndihmuar, etj., truri i tyre i mban mend këto dhe e kupton se ndjenjat nuk kanë rëndësi. Edhe strukturat tjera të trurit fillojnë të formohen duke u bazuar në këtë koncept”, ka treguar Heather Irvin./GazetaShneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 13 prill 2019
Artikulli i rradhës Ç’duhet të dish më shumë rreth gjenitaleve të gruas

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.