Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ç’duhet të dish më shumë rreth gjenitaleve të gruas

Femina 13/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organet gjenitale të të dy gjinive janë nga organet më të ndjeshme në trupin e njeriut. Atom und të bien pre e irritimeve e infeksioneve të ndryshme.

Anabel.al ka menduar që në fare pak rreshta të merrnit një informacion të shkurtër dhe krahas tij disa këshilla praktike që do të sigurojnë shëndetin e vaginës suaj.

#1 Po flasim për pjesën më delikate të trupit ndaj mbajini kimikatet larg saj. Zgjidhni një sapun të butë, që e shihni se nuk ju shkakton irritim.

#2 Qëndroni larg tamponëve të aromatizuar.

#3 Shmangni hedhjen e parfumit sidomos në zonën e vulva- s.

#4 Mos tentoni kurrsesi të bëni një pastrim të brendshëm; ju takon të pastroni vetëm buzët e jashtme të vaginës, vulva- n. Për ta bërë këtë mjaftojnë duart tuaja dhe pak ujë i ngrohtë.

#5 Shmangeni larjen e tepërt pasi rrezikoni të vrisni bakteret e mira të cilat e mbajnë pH të balancuar.

#6 Nëse kryeni marrëdhënie dhe ndjeni vazhdimisht dhimbje ose djegie bëni me patjetër një kontroll mjekësor. E meqë jemi këtu, 4 arsyet kryesore të djegies së vaginës mund të jenë:

Infeksion
Djegia mund të vijë kryesisht si pasojë e një infeksioni. Dhimbjet ju ngacmojnë gjatë momentit që urinoni apo kryeni marrëdhënie. Ndjesia e djegies shpesh shoqërohet me sekrecione dhe erë të keqe. Mund të bëhet fjalë për një bakter të mundshëm ose për një sëmundje seksuale të transmetueshme.

Irritim
Higjiena juaj është po ashtu shkaktar i gjendjes së vaginës. Nëse nuk bëni dush pasi jeni ushtruar, qëndroni gjatë me mbathje të djersitura apo larjen e zëvendësoni me peceta të lagura do ta irritoni organin tuaj.

Hormonet
Ndryshimet hormonale sjellin një tharje në brendësi të vaginës, çka shkakton kruarje dhe djegie. Kjo ndodh gjatë shtatzënisë, menopauzës, paramenopauzës apo gjatë pirjes së kontraceptivëve.

Probleme me lëkurën
Mbase keni thjesht një irritim të lëkurës, por të qenit afër me pjesën e brendshme, ju duket sikur djegia vjen që aty. Mund të keni ekzemë ose psoriasis. Një kontroll mjekësor ju tregon më mirë se cili është rasti juaj.

Artikulli paraprakSi ti kuptoni shenjat e psikopatisë tek fëmija juaj
Artikulli i rradhës Gratë me mbipeshë më pak gjasa të vuajnë nga komplikimet në shtatzani

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.