Të kesh fëmijë është punë e vështirë dhe një pjesë e asaj pune kalon përmes dhimbjes. Por mos u fikësoni. Ka shumë mënyra se si ta menaxhoni atë dhimbje. Ajo se çfarë mund ta ndihmojë një grua në një moment mund të ndryshojë pesë minuta më vonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani mendjen e hapur dhe të bëni hulumtime rreth kësaj.
Relaksohuni
Gjëja kryesore që duheni të përdorni në ato momente është mendja jauj. Ideja është e thjeshtë- kur keni frikë nga dhimbja, ju jeni të tendosur, gjë që e bën dhimbjen edhe më keq dhe iu bën edhe më të tensionuar. Prandaj, relaksohuni.
Merrni frymë thellë
Për të qëndruar të relaksuar është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje frymëmarrjes tuaj, ashtu si bëni kur jeni duke hequr peshë.
Lëvizni përreth
Duke ecur, duke u lëkundur, duke ndryshuar pozicionet dhe duke u rrokullisur prej një vendi në vendin tjetër, jo vetëm që mund të lehtësoni dhimbjen por mund të ndihmoni vetën që të lindni më shpejt.
Terapia e ujit
Uji i ngrohtë mund të bëjë mrekulli për zvogëlimin e dhimbjes gjatë lindjes.
Masazha
Masazha mund të jetë pak a shumë lluks kur është fjala për llojin e presionit që shumica e grave kanë nevojë për lehtësimin e lindjes. Por, nëse dikush iu masazhon do të ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më mirë./GazetaShneta/