Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’i vëni më lehtë fëmijët në gjumë!

Jetë 15/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Krijimi i një rutine të qëndrueshme të fjetjes së fëmijës tuaj mund të funksionojë shumë mirë nëse ju praktikoni disa këshilla të thjeshta dhe praktike.

Vendosja në gjumë e fëmijës mund të jetë një sfidë e vërtetë për shumë prindër. Por, duke praktikuar këshillat e mëposhtme, ju do të krijoni një rutinë funksionale për të vendosur fëmijën tuaj në gjumë.

Sigurohuni që ta vendosni fëmijën në gjumë në të njëjtën kohë çdo natë. Fëmijët ndjehen të sigurt dhe janë më të prirë të flenë mirë kur ata kanë një kohë të qëndrueshme të fjetjes dhe një rutinë të parashikueshme. Kjo ndihmon që të siguroheni se ata do të flenë mjaftueshëm, kur i jepni botës së tyre një organizim.

Gjatë vikendeve mos e ndryshoni kohën e gjumit më shumë se një orë çdo natë. Kjo krijon një huti te foshnja juaj kur të vijë e hëna. Nëse është e patjetërsueshme të qëndrojë zgjuar, planifikoni aktivitete për mëngjeset e vikendit, ashtu që fëmija juaj të ketë arsye të zgjohet herët nga shtrati.

Kufizoni lojën aktive, televizionin, video-lojërat dhe kohën e qëndrimit në kompjuter për një orë ose dy para kohës së gjumit.

Tregoni fëmijës tuaj pesë ose dhjetë minuta para se të vijë koha e gjumit, ashtu që ata të mund t’i përfundojnë ato çfarë kanë filluar.

Krijoni një ritual të zakonshëm të kohës së gjumit që ju dhe fëmija juaj të mund të merrni pjesë çdo natë. Zgjidhni ndonjë aktivitet të qetë, relaksues, si leximi i tregimeve, këndimi i këngëve, tërheqje muskulore. Ju mund t’i ndryshoni tregimet, këngët, ose ushtrimet e para-gjumit, por vazhdoni ta mbani ritmin çdo natë.

Kujdesuni për nevojat fizike të fëmijës, ashtu që ai të mos ketë nevojë të zgjohet nga shtrati. Sigurohuni që ai/ajo të veshë pizhame komforte dhe të ketë kukullën e vet të preferuar ose edhe batanijen afër. Disa fëmijë duan një gotë ujë afër, derën lehtësisht të hapur dhe një dritë nate të ndezur.

Ajri në dhomën e fjetjes duhet të jetë lehtësisht i ftohtë – rreth 19-20 gradë Celsius. Nëse ajri është shumë i thatë, përdorni avullues.

Nëse vëllezërit ose motrat e moshuara lejohet të qëndrojnë më vonë, sigurohuni që ata të bëjnë aktivitete të qeta të mos e zgjojnë motrën/vëllain më të vogël.

Largohuni nga dhoma derisa ata janë ende të zgjuar, ashtu që të mësohen të rehatohen vetë. Mjeku.Net

 

Artikulli paraprakSeksi para gjumit, përgjigja e të gjitha problemeve dhe pagjumësisë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 16 mars 2017

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.