Seksi para gjumit, përgjigja e të gjitha problemeve dhe pagjumësisë

2017-03-15 në ora 21:13

Kaloni ditën të lodhur, zvarrë pas çdo pune, ndonjëherë me agresivitet e keni shumë nevojë për një sy gjumë, madje tërë kohën mendoni si të shkoni në shtëpi dhe të shtriheni në shtrat për të pushuar, transmeton Gazeta Shneta.

Por, një studim i ri tregon se seksi me partnerin tuaj para gjumit, është përgjigja e të gjitha problemeve tuaja.

Laura Berman, drejtoreshë e Qendrës Berman për Shëndetin Seksual të Grave, tregon se seksi para gjumit është çelësi i të gjitha problemeve dhe gjërave që keni kaluar gjatë ditës, madje mund pagjumësinë.

Përfitimet nga seksi para gjumit janë të shumta, e çka vlen të përmendet është se lufton stresin dhe depresionin.

Pas seksit, ju do të ndiheni më të relaksuar dhe të disponueshëm, sigurisht më pas do të mendoni më shumë për vetën tuaj, pasi thjeshtë nuk keni probleme për të menduar më.

Gjatë marrëdhënieve seksuale para gjumit, seksi nxit prodhimin e oksitocinës, gjë që pengon lirimin e stresit dhe ndihmon në forcimin e pozitivitetit dhe tranzicionin e rrjedhshëm të gjumit.

Seksi ka një efekt shumë pozitiv mbi ciklin e gjumit, e kjo jo vetëm që ju ndihmon të flini mirë gjatë natës, por do t’ua rregullojë në mënyrë të përgjithshme jetën tuaj seksuale. /Gazeta Shneta/