Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’ia bëni kur foshnjen tuaj e pickon një bletë

Jetë 16/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit që kanë një të porsalindur mund të shqetësohen me të drejtë nga pickimet e insekteve, veçanërisht nga bletët. Siç dihet përveç dhimbjes, pickimi nga bletët mund të sjellë një reaksion alergjik pak ose edhe më shumë të rëndë.

Në rastin e një të porsalinduri, pickimi nga bleta mund të jetë veçanërisht shqetësues edhe për shkak se fëmija nuk flet dhe prandaj nuk është në gjendje të tregojë tek prindërit se çfarë ndjen, dhimbjen e tij dhe sidomos nëse ai ka vështirësi në frymëmarrje. Shkurtimisht, në rastin e fëmijëve kaq të vegjël duhet të jeni me të vërtetë të kujdesshëm, sepse ende nuk e dini nëse foshnja është tepër i ndjeshëm ndaj helmeve të bletëve.

Bleta pickon fëmijën, çfarë duhet të bëni?

Nëse fëmija pickohet nga një bletë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të qëndroni të qetë. Mami dhe Babi, sidomos nëse kanë të bëjnë me fëmijën e tyre të parë, mund të vendosen në panik, por kjo është shumë e gabuar.  Ajo që duhet të dimë është se bletët, kur pickojnë njerëzit, lënë thumbin e tyre në lëkurë. Brenda tij është helmi, i cili lëshohet brenda 2-3 minutash. Helmet e bletëve mund të shkaktojnë alergji deri në një goditje anafilaktike, në rast të mbindjeshmërisë.

Së pari, nëse nxirret menjëherë thumbi ka më pak mundësi për një reagim të fortë alergjik. Si ta hiqni atë? Shmangni thyerjen e thumbit duke përdorur objekte të mprehta. Është më mirë të mos përdorni piskatore të cilat, duke mos qenë siç duhet të dezinfektuara, mund të shkaktojnë infeksion. Nëse nuk mund ta hiqni thumbin, më mirë shkoni në urgjencë ose kërkoni ndihmë nga një mjek.

Gjëja tjetër që duhet të bëni për të reduktuar dhimbjen është aplikimi i pak akulli në vendin e pickimit përreth 10 minuta. Gjithashtu mund t’i jepni pak paracetamol në varësi të peshës së të porsalindurit për të zvogëluar dhimbjen. Pastaj mund të kontaktoni pediatrin që kujdeset për fëmijën për të kërkuar këshilla se çfarë duhet të bëni dhe mundësinë e aplikimit të një kremi të përshtatshëm, gjithashtu bazuar në moshën e fëmijës. Sidoqoftë, është mirë të vëzhgoni reagimet e fëmijës për disa orë për të siguruar që ai të mos ketë një reaksion alergjik ndaj helmit të bletëve.

Reaksionet ndaj helmit të bletëve: Si ta kuptojmë dhe çfarë të bëjmë në rast të shokut anafilaktik

Foshnjat dhe fëmijët në përgjithësi mund të kenë lëkurë ose reagime të përgjithshme ndaj helmit të bletëve. Çfarë mund të jenë ato? Nga pikëpamja e lëkurës, ënjtja dhe skuqja mund të ndodhin direkt pas një pickimi.  Në këtë rast do të ishte e mjaftueshme nëse vendosni akull apo paracetamol për të qetësuar dhimbjen. Në rastin e një reaksioni alergjik, pika të kuqe mund të shfaqen në pjesë të tjera të trupit. Në këtë rast, i vogli juaj është ndoshta tepër i ndjeshëm dhe është mirë të konsultoheni me një mjek ose të shkoni në dhomën e urgjencës.

Reagimi më serioz ndaj një pickimi të insekteve sigurisht që është shoku anafilaktik, që është një reaksion inflamator që ndodh papritmas. Si ta njihni atë? Shoku anafilaktik nuk krijon shqetësim të vogël. Simptomat që mund të ndodhin janë: vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zemrës, ënjtje, vjellje, diarre, marrje mendsh. Në këtë rast, prindërit duhet të telefonojnë menjëherë urgjncën.

Si të parandaloni pickimet e bletëve tek të rriturit dhe tek fëmijët:

A e dini se ka gjëra që mund të bëni për të mos u pickuar nga një bletë? Për të mbrojtur fëmijët nga bletët, sidomos të porsalindurit, duhet të tregoheni të vëmendshme. Kur shihni se një bletë është afër mos lëvizni papritur por largohuni me ngadalë.

Përveç kësaj, për të parandaluar bletën që t’u afrohet fëmijëve, ju duhet të:

mos i vishni rroba me ngjyra të ndezura ose modele me lule, të cilat i tërheqin këto insekte;

shmangni përdorimin e parfumeve shumë të forta;

të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur të hani jashtë, gjithmonë duke mbuluar ushqimin;

shmangni afrimin në koshere.

Shkurtimisht, si me çdo gjë, gjithnjë është e vërtetë se “parandalimi është më i mirë se kurimi” dhe mbajtja e bletëve larg është shumë më mirë sesa përballja me një pickim të mundshëm, veçanërisht në rastin e një të porsalinduri./pernenat

Artikulli paraprakHoroskopi/16.07.2019
Artikulli i rradhës Pas abortit: Çfarë të bëjmë që të mos rrezikohet shtatzënia e radhës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.