Mpiksjet e gjakut mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme, shumë prej të cilave mund të tregojnë kushte potencialisht të rrezikshme që kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Cilat janë simptomat e mpiksjes së gjakut?
Mpiksja e gjakut është një gjendje shpesh e rrezikshme që mund të ju lëndojë nëse lihet pa mbikëqyrje shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Mpiksjet kanë marrë vëmendje të gjerë mediatike gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa zyrtarët shëndetësorë në disa vende evropiane pezulluan dozat e vaksinës Oxford kundër Covidit pasi marrësit e vaksinës zhvilluan një gjendje të tillë.
Ndërsa nuk ka ndonjë lidhje të vendosur midis vaksinës dhe gjendjes së mpiksjes së gjakut, të kuptuarit e simptomave mund të shpëtojnë jetë.
Mpiksjet e gjakut përfshin një tromb, i cili bllokon valvulat e enëve.
Këto zhvillohen në gjendje të rrezikshme mjekësore si tromboza e venave të thella ose një emboli pulmonare.
Njerëzit duhet të sigurohen që të kapin ndonjë shenjë të trombit në fillim dhe të marrin trajtimin e duhur.
Simptomat e një mpiksje gjaku përfshijnë ndryshime në një krah ose këmbë si: dhimbje pulsuese ose shtrënguese, ënjtje, skuqje ose ngrohtësi.
Poashtu, njerëzit mund të përjetojnë këto simptoma më të përgjithshme si frymëzënie e papritur, dhimbje të mprehta në gjoks, kollë ose edhe kollitje me gjak. /Gazeta Shneta/