Sonohisterogrami është një lloj i veçantë i ultrazërit që vlerëson pjesën e brendshme të mitrës suaj.
Si funksionon sonohisterografia?
Gjatë sonohisterografisë, një tub i hollë vendoset brenda hapjes së qafës së mitrës shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Solucioni i kripës (një tretësirë e ujit të kripur të sterilizuar) futet ngadalë përmes tubit të hollë.Ky i fundit, butësisht shtrinë mitrën, në mënyrë që muret e mitrës suaj të lëvizin pak nga njëra-tjetra.
Ndërkohë që, solucioni mundëson largimin mes mureve të mitrës, një shkop me ultratinguj transvaginal përdoret për të vlerësuar formën dhe muret e mitrës, gjithashtu edhe tubat fallopian.
Për çfarë përdoret?
Arysjet e zakonshme të përdorimit të sonohistogramisë janë:
-Gjakderdhje jonormale menstruale;
-Dhimbje anormale menstruale;
-Para trajtimit me IVF;
-Steriliteti
Sonohisterogrami mund të zbulojë formën e mitrës dhe anomalitë kongjentiale të mitrës, si septumi, polipet dhe miomat.Testi mund të vlerësojë ngjitjet e mitrës, rritjet jonormale të indeve endometriale dhe trashësinë e përgjithshme apo hollësine e murit dhe endometrit të mitrës./GazetaShneta/