Studiuesit zbuluan se 54 ditë pas lirimit nga spitali të pacientëve të shëruar, 69% e pacientëve ishin ende duke përjetuar lodhje, dhe 53% vuanin nga problemet me frymëmarrje.
Më shumë se dy të tretat e pacientëve të shtruar në spital për shkak të koronavirusit vazhdojnë të vuajnë nga simptoma dobësuese më shumë se shtatë javë pas lirimit nga spitali, sugjeron një studim i ri, shkruan The Mirror.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit zbuluan se 54 ditë pas mposhtjes së Covidit, 69% e pacientëve ishin ende duke përjetuar lodhje, dhe 53% vuanin nga problemet me frymëmarrje.
Ata gjithashtu zbuluan se 34% kishin ende kollë dhe 15% raportuan depresion.
Dr. Swapna Mandal, një profesore e asociuar klinike, tha se të dhënat tregojnë se i ashtuquajturi “Covid i gjatë” është një fenomen i vërtetë dhe se duhen kërkime të mëtejshme për të kuptuar se si mund të trajtohen simptomat e Covid-19 në periudhë afatgjate.
Ajo tha: “Pacientët me Covid, sëmundja e të cilëve është mjaft serioze që ata të kërkojnë kujdes spitalor shpesh vazhdojnë të vuajnë simptoma të konsiderueshme për më shumë javë edhe pas lirimit. /Gazeta Shneta/


