Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimit ka bërë të ditur se nesër nga ora 08:00 deri në orën 09:00 do të mbajnë grevë shkruan Gazeta Shneta.
Përmes grevës një orëshe ata kërkojnë përfaqësim në Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pjesmarrje në Komisionin Diciplinorë, paga dinjëtoze e kushte të mira të punës.
Sipas njoftimit, greva pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Vushtrri dhe në disa qendra të tjera.
Njoftimi i plotë i sindikatës së Infermierëve:
Datë 05.04.2022
Vendi: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Ora 08:00-09:00
Greva do të mbahet edhe në Pejë, Mitrovicë, Gilan, Vushtrri dhe disa qendra të tjera
Kërkesat :
Pagë dinjitoze ose koeficient 7.1 bazuar në tabelën e koeficientëve të publikuar së fundmi, apo 70% e pagës së mjekut specialist (10.1 koeficientin mjeku specialist)
Kushte më të mira të punës
Pagesat për vikende, ndrrime të natës, rrezikshmëri
Ngritja e pagesave për ndrrime të natës për 100%
Pagesa e orëve shtesë
Pjesmarrje të infermierëve në Komision Diciplinor dhe secilin komision ku ka të bëj me infermierinë
Përfaqësimi i infermierëve në Bord të SHSKUK, Komision Diciplinor, Departamenti i Infermierisë dhe pjesmarrje në konkurset publike./Gazeta Shneta/