Sindikata e Infermierëve ka dal me një reagim kundër dënimit të instrumentares së Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.
Instrumentarja Adelina Lahu është dënuar me ndalesë të pagës prej 20 për qind për 3 muaj nga Komisioni Disiplinor për shkak të denoncimit nga një mjek i klinikës, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas reagimit të Sindikatës, Komisioni Disiplinor nuk i ka marr për bazë faktet dhe dëshmitë e kolegëve të Lahut se denoncimi nuk është i qëndrueshëm.
“Edhe pse ka argumene të cilat e dëshmojnë pafajësinë e koleges sonë, edhe duke u bazuar në dy deklarata të ndryshme lidhur me çështjen e njejtë nga personi i njejtë lidhur me shkeljen e njetë, prap është ndëshkuar infermierja-instrumentarja, gjë që dëshmon që vendimi nuk është i bazuat në fakte mirëpo është i bazuar në titullin dhe pozitën e denoncuesit”, thuhet në reagim.
Gjeni më poshtë reagimin e plotë:
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Diciplinor të QKUK-së lidhur me vendimin e tyre me nr. 760/21 me nr. pritokoli 8156, me ç’rast anëtarja e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, infermiere-instrumentare në QKUK është dënuar me 20% ndales të pagës në periudhë prej 3 muaj, ndërsa ende nuk ka ndonjë përgjigje përkundër prezantimit të fakteve, argumenteve përmes deklaratave të kolegëve të infermierës-instrumentares, të cilët deklarojnë me nënshkrimet e tyre që shkeljet e denoncuara nuk qëndrojnë dhe të cilat deklarata e demantojnë denoncuesin dhe vendimin e Komisionit Diciplinor të QKUK-së.
Edhe pse ka argumene të cilat e dëshmojnë pafajësinë e koleges sonë, edhe duke u bazuar në dy deklarata të ndryshme lidhur me çështjen e njejtë nga personi i njejtë lidhur me shkeljen e njetë, prap është ndëshkuar infermierja-instrumentarja, gjë që dëshmon që vendimi nuk është i bazuat në fakte mirëpo është i bazuar në titullin dhe pozitën e denoncuesit.
Me rastin e shqiptimit të një vendimi për sankcionim apo ndëshkim duhet që shkelja të provohet përtej dyshimit të bazuar, e jo duke u bazuar në fjalët e njëres palë, gojëdhënave, spekulimeve apo duke u bazuar në informacione të pakonfirmuara dhe në bazë të dyshimeve siç është marrë vendimi për ndëshkimin e koleges sonë.
Inkurajojmë Komisionin Diciplinorë të QKUK-së që dëshimitë e prezantuara, deklaratat e në nëshkruara t’i konsiderojë ndërsa vendimin me nr. 760\21, me nr. protokoli 8156 t’a rishqyrtoj dhe të marrë vendim bazuar në fakte dhe argumente.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës gjatë javës që vie do shpalosë të gjitha faktet dhe argumente të cilat dëshmojnë që infermierja-instrumentarja e ndëshkuar faktikisht është ndëshkuar padrejtësisht, pa fakte apo bazuar në favore dhe titull të denoncuesit.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon të gjithë anëtarët e saj që detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Kontrata e Punës t’i respektojnë dhe zbatojnë me përpikmëri.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës i siguronë të gjithë anëtarët e saj në rast të shkeljes së të drejtave të tyre, proceseve do i shkoj deri në fund ashtu siç nuk do e amnestoj apo mbrojë asnjë shkelje të detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive që dalin nga Kontrata e Punës.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës