Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së e cila udhëhiqet nga Xhemajl Selmani, do të organizoj protestë më datën pesë prill.
Kjo protestë, sipas njoftimit, do të mbahet për sensibilizimin në lidhje me pakënaqësitë e infermierëve dhe punëtorëve të administratës për koeficientët e tyre si dhe heqjen e shtesave në pagë si shujta, rrezikshmëria dhe stazhi në punë, shkruan Gazeta Shneta.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SH.S.QKUK me datë 03/04/2023 u vendos qe me dt 05.04.23 ne orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me paknaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shendetësor,paknaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave :shujtës ,rrezikshmërisë,stazhit të punës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Tutje bëhet e ditur se protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të SHSKUK. /Gazeta Shneta/