Të paktën 32 milion njerëz në SHBA kanë testuar pozitiv për COVID që nga fillimi i pandemisë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Dhe tani, një nga sfidat më të mëdha me virusin – përveç vaksinimit janë efektet afatgjata që po ndodhin në shumë pacientë, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Jason Maley, nga Universiteti i Harvardit i cili menaxhon një program për të shëruarit me COVID, thotë se shumë prej tyre kanë 20 përqind të pacientëve me COVID të gjatë.
Nëse po mendoni thjesht keni disa simptoma të zgjatura ose nëse është diçka më serioze, Dr. John Brooks, kryeshef mjekësor për ekipin e përgjigjes së COVID-19 të CDC, thotë se: ekziston një shenjë treguese e COVID-it të gjatë që sugjeron një vizitë në zyrën e mjekut.
Nëse keni simptoma që nuk i keni pasur më parë, diçka e re pas dhimbjes së gjoksit, vështirësi në frymëmarrje, nuk mund të kuptoni qartë mendimet tuaja – gjendje konfuzioni, mos hezitoni të kërkoni ndihmë tek profesionistët shëndetësor tha Dr. Brooks.
COVID i gjatë mund të prekë këdo që ka pasur virus, thekson CDC. Por sipas Dr. Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), paralajmëroi se njerëzit që janë shtruar në spital me virusin ka shumë më tepër të ngjarë të shfaqen simptoma të gjata të COVID-it.
Për më tepër – gratë, grupmoshat më të vjetra dhe njerëzit me mbipeshë kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë COVID të gjatë. /Gazeta Shneta/