Punëtorët që punojnë në profesione me pagë të ulët, kanë gjasa më shumë të bëhën viktimë e COVID-19.
Kjo u bë e ditur sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare të Britanisë (ONS) shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Punëtorët e punësuar si roje sigurie, apo si shoferë taksie, shofer autobusësh, kuzhinierë dhe punëtorë shitje pësuan shkallë të lartë të vdekjes.
ONS zbuloi se burrat dhe gratë që punojnë në kujdesin shoqëror kishin shkallë të lartë të vdekjes, sesa punonjësit e kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët dhe infermierët./GazetaShneta/