Afshet e nxehta, pagjumësia dhe luhatjet e humorit janë pjesë të pakëndshme të menopauzës për shumë gra. Por, të pasurit më shumë simptoma të menopauzës mund të nënkuptojë gjithashtu një shëndet më të dobët të trurit, sugjeron një studim i ri.
Sipas një studimi të botuar muajin e kaluar në revistën “PLOS One”, gratë që përballen me më shumë simptoma të menopauzës mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë funksionim më të dobët njohës dhe çrregullime të lehta të sjelljes më vonë në jetë—të dyja janë shenja paralajmëruese të demencës, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Gjetjet mund të sugjerojnë se humbja e një lloji të hormonit estrogjen gjatë menopauzës mund të luajë rol në zhvillimin e sëmundjes Alzheimer dhe demencave të tjera. Megjithatë, marrëdhënia e saktë mes menopauzës, hormoneve dhe shëndetit të trurit të grave ende nuk është e kuptuar mirë.
Studimi zbuloi se trajtimi i mungesës së estrogjenit me terapi hormonale uli problemet e sjelljes të lidhura me demencës tek gratë. Megjithatë, terapia hormonale nuk ndihmoi ndjeshëm në simptomat njohëse.
“Nuk mund të themi me siguri se tranzicioni i menopauzës—dhe ndryshimet përkatëse në nivelet hormonale që përjetojnë gratë—e shpjegojnë pse gratë janë në rrezik më të lartë për sëmundjen e Alzheimerit,” tha Matthew Panizzon, PhD, profesor i asociuar i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. “Por kjo është një fushë e studimit aktiv”. /Gazeta Shneta/


