Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sjelljet që ndalohen rreptësisht të bëhen para fëmijëve

Jetë 02/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si prind, është detyra jonë të mbrohemi dhe t’i mbrojmë fëmijët tanë nga gjëra të gabuara dhe të pakëndshme. Megjithatë, ka shumë gjëra që bëjmë vetë pa vetëdije, të cilat mund të jenë të dëmshme për fëmijët tanë. Kjo pasi fëmijët e vegjël nuk kanë filtra dhe ata imitojnë gjithçka që bëjnë prindërit e tyre.

Fëmijët janë më të vëmendshëm sesa ne e vëmë re ose u japim rëndësi, prandaj është shumë e rëndësishme që të jeni vigjilentë rreth veprimeve tuaja para tyre.

Më poshtë ju tregojmë gjërat që duhet të shmangni para fëmijës suaj në mënyrë që t’u tregoni atyre një shembull të mirë tuajin.

Grindjet. Grindjet mund të ndodhin në shumë situata të caktuara. E kuptojmë se zemërimi është i vërtetë, njëlloj siç mund të jetë lëndimi apo zhgënjimi juaj nga të gjitha emocionet negative që mund të ndieni. Megjithatë, ka mënyra të tjera, më të rritura dhe konstruktive për të menaxhuar këto emocione sesa të ziheni me partnerin tuaj, qofshin këto zënka fizike pao verbale. Grindjet e tilla nuk zgjidhin asgjë por vetëm përkeqësojnë situatën.

Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore raportoi faktikisht se fëmijët që u rritën në një familje me probleme familjare e kishin trurin e vogël më të vogël se fëmijët e tjera. Truri i vogël është pjesë e trurit që lidhet me sëmundjet psikiatrike.

Përmendni nofka. Nuk duhet të përmendni kurrë nofka për asnjë njeri në sy të fëmijëve. Edhe sikur të jeni duke bërë një shaka që nuk dëmton askënd është mirë që të mbani sarkazmën nën kontroll. Edhe pse një fëmijë mund të mos e kuptojë se çfarë do të thotë sarkazëm, fëmijët janë të zgjuar. Ata janë në gjendje të perceptojnë detaje të tilla si toni i zërit, fytyra apo emocionet me të cilat thuhet diçka.

“Jeni të zënë”. Ky është një tjetër veprim pa tru. Është një ide e keqe të kryesh marrëdhënie seksuale kur fëmijët tuaj janë rreth e rrotull shtëpisë, qoftë edhe duke luajtur me njëri-tjetrin. Një nga arsyet pse fëmijët tanë po futen shpejt në pubertet është ekspozimi i hershëm që ata kanë ndaj përmbajtjeve seksuale përmes filmave, muzikës, televizorit, dhe tani edhe në internet. Mund të mendojmë se janë “shumë të vegjël për të kuptuar” por psikologët këshillojnë kundër këtij lloj ekspozimi të hershëm. Fëmijët kanë nevojë të mësojnë se si të tregojnë dashuri, përkujdesje, ndjeshmëri dhe simpati nëpërmjet kontaktit fizik. Pra, shfaqja fizike e dashurisë është e nevojshme që fëmija juaj të mësojë këtë aftësi të rëndësishme shoqërore dhe personale. Pra, mos ngurroni të përqafoni partnerin tuaj, putheni në faqe, vendosini krahun në qafë ose përqafojeni. Për aq kohë sa veprimet tuaja nuk janë me natyrë seksuale, kontakti fizik nuk duhet të eliminohet plotësisht.

Të shani. Ju kujtohet se si e mësuat fëmijën tuaj të fliste. Keni kaluar nëpër të gjitha vështirësitë duke folur në mënyrë qesharake por kjo ka fuksionuar dhe më në fund fëmija juaj ka mësuar të flasë. Ai gjithashtu mësoi një gjë tjetër të rëndësishme: “ndjekja e hapave tuaja është një ide e mirë!” Por tani imagjinoni nëse ju shani me fjalë të pista.

Ajo që duhet të theksohet është se fëmijët jo vetëm që e kopjojnë fjalën, por e rregullojnë duke e përshtatur me ndjenjën me të cilën fjala u fol. Dhe kështu, herën tjetër ata përjetojnë emocione të ngjashme.

Të deheni. Disa studime tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve pijnë alkool para tyre nuk e kuptojnë se pija mund të jetë e dëmshme dhe ka shumë gjasa që të fillojnë të pinë shumë herët. Në fakt, këta fëmijë kanë dy herë më shumë gjasa sesa fëmijët e tjerë për të “abuzuar” me alkoolin. Kur deheni para fëmijëve tuaj ata ju shohin teksa humbni kontrollin e situatës. Dhe ne jemi njerëzit që janë përgjegjës për mirëqenien e fëmijëve tanë e për këtë arsye duhet ta dimë se e gjithë kjo situatë ndikon tek fëmijët për keq.

Mos predikoni pa praktikuar. Si prindër, ne të gjithë u mësojmë fëmijëve tanë gjëra të mira: si larja e dhëmbëve para se të shkojnë në shtrat, larja e duarve etj. Megjithatë, shumë prej nesh, në fakt, nuk i pastrojnë dhëmbët para se të shkojmë në shtrat, dhe kjo është e gabuar. Fëmija juaj shikon se çfarë ju bëni dhe mënyra më e mirë që ai të marrë zakonet e mira është duke ju parë ju tek i praktikoni.

Mos qëndroni në ekran. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne, prindërit e ardhshëm. Ne jemi shumë më pranë teknologjisë sesa ishin prindërit tanë, por kjo risi sjell me vete edhe probleme për sytë, veshët, gjendjen emocionale etj. Duke qëndruar para pajisjeve teknologjike ju u mësoni fëmijëve tuaj një zakon që u bën shumë dëm.

Artikulli paraprakNdarja me foshnjën pas lindjes shkakton traumë për nënën
Artikulli i rradhës Këto shenja tregojnë se fëmijët tuaj janë duke jetuar në ankth

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.