Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sjelljet tuaja që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve

Jetë 14/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët ndikohen nga gjithçka që i rrethon – bashkëmoshatarët, mësuesit dhe padyshim prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e të ardhmes, shkruan Independent transmeton Gazeta Shneta.

Asnjë prind nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i parafrazoni fjalën ose etiketimet që ju vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme. Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës.

 Krahasimi i fëmijëve

Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar dhe nuk e bëni këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këta të fundit. Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara”,

”Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Kjo është një lloj bullizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.

Përdorimi i etiketimeve
Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij.

Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve dhe fillojnë të besojnë se vërtetë janë dembel ose budallenjë.

Të japësh shembuj të bullizmit
Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodhë sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë
Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ata favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ata që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë.

Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet. Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi se të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale./Gazeta Shneta

Artikulli paraprak4 Gjërat që ju ndihmojnë të lindni djalë
Artikulli i rradhës Si të përgatiteni që cikli i radhës menstrual të kalojë më lehtë

Ju sugjerojmë

Një qasje e re për trajtimin e infeksioneve të rënda fungale

20/06/2026 Jetë

Shkollat e mjekësisë në ShBA po i kushtojnë më shumë rëndësi ushqyerjes

20/06/2026 Jetë

Analiza e një testi gjaku mund të zbulojë moshën e organeve dhe sëmundjet e ardhshme

20/06/2026 Jetë

Trajtimi i ri pa kirurgji sjell lehtësim për pacientët me osteoartrit të gjurit

20/06/2026 Jetë

Studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për të parandaluar rikthimin e kancerit

20/06/2026 Jetë

Robotët ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë qelizat e kancerit që i mbijetojnë trajtimit

20/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.