Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

S’ka shtretër të lirë për fëmijë në Klinikën e Pediatrisë

Lajme 22/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë shtretërit në Klinikën e Pediatrisë janë të mbushur me fëmijë, nuk ka vend për të pranuar raste të tjera.

Në Klinikë e Fëmijëve janë 145 fëmijë të shtrirë të cilët po marrin trajtimin shëndetësor në këtë klinikë – aq shtretër ka klinika brenda hapësirës së saj. Rastet e shumta në një anë e mungesa e shtretërve në anën tjetër i kanë detyruar mantelbardhët që në një shtrat t’i vendosin nga dy fëmijë.

“Ka raste që i vendosin dy fëmijë me një shtratë derisa po bëhet lëshimi tjetër (i pacientit për në shtëpi). Kemi shumë raste. Ka raste kur, përshembull, Hematonkologjia ka një fëmijë dhe duhet të izolohet vetëm me një dhomë dhe një shtratë që është në dhomë nuk mundemi me e shfrytëzu”, tha ajo për Gazetën Shneta.

Ajo thotë se një situatë të tillë arrijnë të menaxhojnë me këto kushte, pavarësisht se janë të vështira ajo thotë se arrijnë t’ia dalin mbanë dhe të ofrohen shërbime për të gjithë fëmijët në nevojë.

Shqetësuese për të është largimi i specialistëve nga sektori publik, ajo thotë se për një vit e gjysmë Pediatrinë e kanë lëshuar pesë mjekë dhe asnjëherë nuk ka pasur zëvendësim të tyre.

‘Nga repartet në Klinikën e Pediatrisë’

Referimet nga spitalet për në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shpesh herë janë shkaktare për mbingarkesën e klinikave brenda QKUK-së.

Të dhënave të cilat ka arritur t’i siguroj Gazeta Shneta, nga tre spitalet, në Pejë, Gjilan e Ferizaj, raste më tepër të referimeve për në QKUK ka pasur nga Spitali Regjional në Pejë.

Sipas zëdhënësit të spitalit, nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor nga spitali për në klinik janë referuar 77 raste – fëmijë për në Klinikën e Pediatrisë.

Në këtë spital aktualisht janë 19 shtretër, 16 për fëmijët të cilët janë të shtrirë në spital ndërsa tre shtretër të tjerë për rehidrime, ndërsa të shtrirë janë 18 fëmijë.

Duke mos dhënë detaje, nga spitali bëjnë të ditur se qëndrojnë mirë me furnizimet por që herë pas here kanë mungesa të barnave dhe materialeve.

Ndryshe nga Spitali i Pejës, nga ai në Gjilan sqarojnë se nga janari deri në nëntor janë referuar tetë pacientë ndërsa kanë pranuar 606 raste.

Sipas drejtori të spitalit, Arsim Emini, në këtë spital janë 28 shtretër dhe aktuliasht janë vetëm tetë fëmijë të shtrirë.

Të gjitha shtretërit janë të mbushur në repartin e Pediatrisë në Spitalin Regjional në Ferizaj.

Në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit ka mungesë të barit “Aminofiline”.

“”Aminofiline” nuk ka q prej një jave ose 10 dite”, tha shkurtimisht drejtori për Gazetën Shneta.

UD. Drejtori i spitalit, Selajdin Sallahu, thotë për Gazetën Shneta se në momentin që mbushen të gjithë shtretërit dhe rastet e pacientëve rriten detyrohen t’i përdorin edhe tre shtretërit tjerë të cilët i përdorin për qëndrim ditor.

Sa i përketë referimeve Sallahu tregon se nga janari deri në nëntor janë referuar vetëm nëntë raste.

Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Ferizaj po ashtu ka edhe mungesë të materialeve.

Aktualisht në këtë spital mungojnë kanila 24G, gjilpera 21G, dhe ORS apo Oral Rehidration Solution./Gazeta Shneta/

Spitali i ri Pediatrik nuk ka laborator funksional, analizat gjatë kujdestarisë dërgohen në objektin e vjetër

Artikulli paraprakMjekët e zemrës në QKUK kryejnë mijëra intervenime brenda vitit, Daut Gorani Mjeku i Javës me shifrat më të larta
Artikulli i rradhës Spitali i Gjilanit në mungesë të penjve kirurgjik

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.