Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali me foshnjën: Shala shkarkon drejtorin mjekësor dhe drejtorin për infermieri

Lajme 24/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për skandalin e foshnjës në Spitalin e Pejës janë shkarkuar drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri.

Kështu ka bërë të ditur Spitali i Pejës në një postim në Facebook ku është thënë se drejtori Fazli Shala i ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe drejtorin për infermieri, shkruan Gazeta Shneta.

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Këto dy pozita janë mbajtur nga Muhamet Halitaj, drejtor mjekësor; si dhe Hidajete Krasniqi, drejtor për infermieri.

Më 13 dhjetor një nënë kishte lindur foshnjën pa shenja jete në javën e 32-të. Trupi i pajetë i foshnjës ishte vendosur në një dhomë në repartin e gjinekologjisë, kurse të nesërmen ishte ngatërruar me çarçafë dhe ishte futur në rrobalarëse.

Për këtë skandal kishte qenë në dijeni edhe drejtoria e SHSKUK-së por nuk u bë publike deri pas tetë ditësh kur babai i foshnjës vendosi të dal me një rrëfim në media.

Deri më tani për këtë rast janë shkarkuar katër mami dhe tri punonjëse të pastrimit në spitalin e pejës, si dhe ud.kryeinspektori Shaban Osmanaj, derisa nuk ka pasur asnjë reagim nga SHSKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmija im vazhdimisht godet, si të reagoj?
Artikulli i rradhës Infermierët e Gjinekologjisë e quajnë të jashtëligjshëm risistemimin e tyre nga menaxhmenti i klinikës

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.