Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali me mishin e pulës në Shqipëri, AUV: Njëri brend tregtohet edhe në Kosovë

Lajme 02/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka folur për gjendjen e mishit të pulës, pas skandalit në Shqipëri ku u gjetën rreth 8 ton mish pule i kontaminuar në salmonelë.

Thaçi tha se kanë marrë veprimet e nevojshme për t’i hequr të gjitha dyshimet dhe që të mbahet i qetë konsumatori në produktet që i konsumon.

“Në linjën e kësaj, e kemi marrë veprimin e parë të masës së shtuar të kontrollit për të gjitha ngarkesat që vijnë nga Brazili të produkteve ‘mish i pulës’”.

“E po ashtu edhe në tregun e brendshëm kemi vendosur që t’i nxjerrim inspektorët në terren që të kryejnë kontrolle dhe të marrin mostra për testime laboratorike pikërisht në parametrat e salmonelës dhe pasi këto rezultate të dalin, këto do t’i komunikojmë sa ta kemi rezultatin analitik”, tha Thaçi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Ai u shpreh se deri në këto momente, produktet e mishit të pulës në tregun e Kosovës janë të sigurta, teksa shtoi se nuk ka pasur asnjë rieksporto nga Shqipëria në Kosovë, por tha se njëri brend që është përmendur në skandalin në Shqipëri, tregtohet edhe në Kosovë.

Deri në këto momente që po flasim, s’kemi asnjë fakt të pakontestueshëm që ngre dyshime të mirë- “përcaktuara, andaj deri më tani mund të themi se produktet që janë në treg janë të sigurta”.

“Kemi kontaktuar edhe me autoritetet shqiptare të cilët na kanë dërguar një konfirmim se në ngarkesat të cilat eventualisht mund të ketë dyshime, nuk ka pasur asnjë rieksport nga Shqipëria në Kosovë, kështu që ngarkesat tona janë të ndara me ato të Shqipërisë, por edhe këto që janë në Kosovë do të testohen dhe verifikohen”.

“Njëri brend që është përmendur aty, tregtohet edhe në Kosovë por edhe në shumë vende të botës. Qytetarët dhe konsumatorët e dinë një fakt që Brazili është vendi numër një në botë i eksportit të mishit të pulës”, tha ai.

Artikulli paraprakMirsad Shkreta sot intervistohet për drejtor të QKSUK-së
Artikulli i rradhës Antidepresantët rrisin rrezikun për vdekje të papritur nga zemra

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.