Katër vdekjet e shkaktuara për një ditë në sallat e operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duket se nuk janë koiçidencë.
Sipas burimeve të Televizionit Publik të Kosovës, ato kanë ndodhur shkaku i defekteve me sistemin e gazrave medicinal të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Komisioni i caktuar për të hetuar këto vdekje në sallat e operimit të QKUK-së në tre klinika të ndryshme ka ardhur në këtë përfundim, i cili i është dorëzuar Ministrit të ri të Shëndetësisë, Uran Ismaili. /Gazeta Shneta/