Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skanimi më i madh trupor në botë mund të ndryshojë mënyrën si diagnostikohen sëmundjet

Jetë 16/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët britanikë kanë përfunduar skanimin më të madh trupor në botë, duke përfshirë 100,000 vullnetarë dhe duke krijuar mbi një miliard imazhe të trurit, zemrës, kockave dhe enëve të gjakut.

Të dhënat nga projekti UK Biobank janë tani të hapura për më shumë se 22,000 studiues në mbarë botën dhe pritet të sjellin zbulime të reja për shëndetin njerëzor.

“Ky projekt na lejon të shohim brenda trupit tonë me një saktësi të jashtëzakonshme dhe në një shkallë të paprecedentë,” tha Naomi Allen, shkencëtarja kryesore e Biobank, për Euronews Health.

Projekti ka nisur 11 vjet më parë dhe kombinon imazhet me të dhëna gjenetike, stil jetese dhe informacione shëndetësore, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si problemet e zemrës, çrregullimet psikiatrike dhe sëmundjet neurodegjenerative, transmeton Gazeta Shneta.

Një analizë nga ky projekt tregoi se konsumimi i vetëm një ose dy njësi alkooli në ditë lidhej me tkurrje të volumit të trurit dhe ndryshime strukturore që lidhen me humbjen e kujtesës dhe demencën.

Sipas Allen, sëmundjet e rënda si kanceri, demenca apo sëmundjet kardiake fillojnë në mënyrë të heshtur dhe zhvillohen për vite me radhë. “Për shembull, sasia e yndyrës rreth zemrës është një tregues i fortë për rrezikun e insuficiencës kardiake dhe mund të përdoret si biomarker për parandalim”, shtoi ajo.

UK Biobank, i themeluar para dy dekadash, ndjek shëndetin e rreth 500,000 britanikëve dhe përfaqëson një burim të pazëvendësueshëm për kërkimet shkencore në të mirë të publikut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKaos në Gaza: 20 të vdekur nga shtypja gjatë shpërndarjes së ndihmave, akuza ndaj Hamasit
Artikulli i rradhës Një i ri humb jetën në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.