Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skriningu i qafës së mitrës gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 21/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skriningu rutinë i qafës së mitrës ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të qafës së mitrës. Teksa, testi zakonisht bëhet çdo 5 vjet. Mes tjerash, mund të bëhet edhe gjatë shtatzënisë.

Çfarë është skriningu i qafës së mitrës?

Skriningu i qafës së mitrës është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin e qafës së mitrës, që është hapja e mitrës në pjesën e sipërme të vaginës.

Ky test kontrollon për virusin HPV (Human Papillomavirus), i cili transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë ndryshime në qelizat e qafës së mitrës. Këto ndryshime, në disa raste, mund të çojnë në kancer.

Kush duhet ta bëjë testin?

Duhet ta bëjnë personat që:

– janë nga 25 deri në 74 vjeç;

– kanë pasur marrëdhënie seksuale;

– kanë qafë mitre;

– Nëse keni bërë Pap-test më parë, testi i parë i ri bëhet 2 vjet pas testit të fundit.

Po nëse jam nën 25 vjeç?

Zakonisht nuk nevojitet skrining para moshës 25 vjeç, sepse nuk sjell përfitime shtesë. Por nëse keni simptoma si gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale ose midis cikleve, mund të nevojitet testim.

Nëse keni pasur rezultate jo normale më parë, duhet të ndiqni këshillat e mjekut.

A mund të bëhet gjatë shtatzënisë?

Po. Skriningu i qafës së mitrës është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe nuk duhet të shtyhet. Nëse jeni në kohë për test ose nuk e keni bërë kurrë, duhet ta bëni edhe gjatë shtatzënisë.

Mjeku ose mamia mund ta ofrojë si pjesë e kujdesit antenatal.

A ka rrezik për foshnjën?

Jo. Testi është i sigurt për ju dhe foshnjën. Mund të ketë pak gjakderdhje pas testit, por kjo nuk është e rrezikshme.

Çfarë do të thotë rezultati?

Rezultat normal: nuk ka HPV → testi përsëritet pas 5 vitesh.

HPV pozitiv: mund të nevojitet kontroll pas 12 muajsh ose kolposkopi.

Ndryshime para-kanceroze: zakonisht shtatzënia vazhdon normalisht.

Kancer i zbuluar: trajtimi përcaktohet nga specialistët.

HPV shpesh largohet vetë pa trajtim.

Kur duhet të vizitoj mjekun?

Nëse:

– jeni në moshën 25–74 dhe nuk keni bërë test;

– keni gjakderdhje ose sekrecione të pazakonta;

– keni simptoma shqetësuese në çdo moshë;

Ky tekst është marrë nga burimi Pregnancy Birth Baby dhe është përkthyer dhe redaktuar nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakShpërthen një bombë në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë, pësojnë djegie në trup dhe dëmtime në sy
Artikulli i rradhës NHS: Transfuzion i gjakut në mitër i shpëton jetën foshnjës 16-javëshe

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.