Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sllovakia vendos kufizime për të pavaksinuarit, këto janë masat anti -COVID që duhet ndjekur

Lajme 24/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sllovakia, prezantoi të hënën – kufizime për njerëzit e pavaksinuar kundër COVID-19, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa vendi i Evropës Qendrore lufton me një nga normat më të larta të infeksionit me koronavirus në botë.

Personat e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në dyqane të tjera përveç atyre që konsiderohen thelbësore, si p.sh. dyqane ushqimore, barnatore, madje edhe me një test negativ të koronavirusit shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Ne kemi përdorur një bllokim të fuqishëm të të pavaksinuarve, sepse ne duhet t’i mbrojmë ata,” tha kryeministri Eduard Heger në transmetuesin publik RTVS.

Heger tha gjithashtu se do t’i propozonte qeverisë vaksinimin e detyrueshëm për të moshuarit.

Sllovakia ka shkallën e katërt më të lartë të infeksionit në botë me 917 raste të reja me COVID-19 për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas një përllogaritjeje të AFP-së, pas Sllovenisë, Austrisë dhe Republikës Çeke -fqinje.

“Shkalla e lartë është për shkak të shumë faktorëve, më i rëndësishmja prej të cilëve është se ne kemi shumë pak njerëz të vaksinuar,” i tha burimit AFP, të hënën kryetari i Shoqatës së Sindikatës së Mjekëve, Peter Visolajsky.

“Kufizimet e miratuara janë ende shumë të dobëta dhe nuk janë aq efektive sa në rastin e variantit të mëparshëm të koronavirusit”, tha Visolajsky.

Eksperti tha se zbatimi më i mirë i kufizimeve ekzistuese dhe “një vaksinim më intensiv mund të zvogëlojë numrin e infeksioneve”.

“Vaksinimi i detyrueshëm do të ishte një hap i rëndësishëm në Sllovaki, por ai duhet të justifikohet mjekësisht,” shtoi ai.

Vendi i BE-së me 5.4 milionë banorë ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Vetëm 45.7 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar në Sllovaki. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Dentistët me rrezik më të ulët për t’u prekur nga COVID-19
Artikulli i rradhës Kompania Merck i kërkon rregullatorit të BE-së të autorizojë pilulën e tyre anti – COVID-19

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.