Gruaja e ambasadorit kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, Jeta, i dha jetë një djali sot në Paris. Për këtë njoftoi vetë ambasadori përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai njoftoi se Jeta i ka dhënë jetë një djali e të cilin çifti vendosi ta emërojë Noli, transmeton Gazeta Shneta.
Por, vetëm disa orë para postimit të lindjes, Jeta ishte pjesë e një ceremonie solemne bashkë me Qëndrimin.
Ata, së bashku edhe me Burimin Ramadanin, pjesë e Qeverisë së Kosovës, morën pjesë në ceremoninë Rindezjes së Flakës nën Harkun e Triumfit. Sikurse vërehet edhe nga fotografitë, Jeta mban barkun e saj me duar duke treguar se është në fundin e shtatzënisë së saj.
Sigurisht se ecja, sado e shkurtër që do të mund të ketë qenë, ka ndihmuar në lindjen e Jetës.