Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sot shënohet dita botërore e kancerit të gjirit

Femina 28/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit.

Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?

Gjëndërr e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.

Ndryshim në formë, madhësi ose në pamje.

Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit-mund të jetë: me gjak, ngjyrë ndryshku. Nderkaq, lengu i verdhë, i gjelbër, zakonisht paraqiten te pezmatimet e gjirit;

Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës (limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste.

Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceret e hershëm të gjirit zbulohen nga një mamografi. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.

Faktorët e rrezikut që nuk mund t’i ndryshojmë:

Mosha dhe gjinia—Mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 50 vjet. Mirëpo vlen të ceket se në mosha më të reja karcinoma ka gjasa të jetë më agresive sesa tek moshat më të shtyra.

Historia familjare e kancerit të gjirit— përfshin 15% të femrave me histori familjare të kësaj sëmundjeje janë të rrezikuara.

Gjenet—Disa njerëz kanë gjene të cilat e bëjnë të mundur zhvillimin e kancerit të gjirit.Këto defekte janë gjetur në gjenet : BRCA1 DHE BRCA2.

Cikli menstrual—Femrat të cilat kanë filluar ciklin me moshën nën 12 vjeçare ose kanë arritur menopauzën mbi moshën 55 vjeçare kanë rrezik të rritur për kancer të gjirit.

Si ta parandaloni shfaqjen e kancerit të gjirit:

Zgjedhni ushqimin dhe sasinë e porcionit për te ruajtur peshën e shëndetshme.

Hani me shume se 5 peme dhe perime në dite

Largojeni nga përdorimi mishin e përpunuar (pashtete, sallame, virshlle) si dhe mishin e kuq

Limitojeni konsumimin e alkoolit vetëm një gote në dite (edhe pse rekomandohet mospërdorimi total i alkoolit/Lajmi.net/

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakSi të bëni banjon më të sigurtë për fëmijën tuaj
Artikulli i rradhës Sa kalori mund të digjni duke bërë seks

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.