Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specialistët e Stomatologjisë në QKMF vazhdojnë t’i marrin pagat pa rritje, flet kryetari i OSK-së

Lajme 05/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa nga stomatologët specialist, të cilët punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vazhdojnë t’i marrin pagat pa rritje.

Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” drejtori i Odës së Stomatologëve të Kosovës (OSK) Blerim Kamberi.

Ai ka thënë se disa nga stomatologët specialist, po paguhen në bazë të koeficientit të mëhershëm.

“OSK ka reaguar ndaj mos zbatimit të Ligjit të pagave për stomatologët specialist, të punësuar në sistemin publik shëndetësor, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.  OSK është njoftuar nga anëtarët e saj që Ligji i Pagave Nr.08/L-196 nuk është zbatuar për një numër të stomatologëve specialist, në nivel të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Neni 44, shtojca 9 Nëpunësi publik i sistemit shëndetësor sipas Ligjit të pagave, përcakton që stomatologët specialist janë të kategorizuar në Grupin H, klasën H8 me koeficient 12, mirëpo në praktikë një numër i stomatologëve specialist janë paguar në bazë të koeficientit të mëhershëm”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa thotë se kanë kërkuar nga institucionet kompetente, që të ndërmarrin hapa konkret, sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, për të gjithë stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik.

“Prandaj, kemi kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Drejtoritë Komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, të marrin hapa konkret që të zbatohet ligji i pagave, për të gjithë stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik (QKMF)”, tha ai.

 

Artikulli paraprakThellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale
Artikulli i rradhës Shqetësuese: Mosha mesatare e mjekëve në spitalin e Gjilanit është 57, flet drejtori i këtij dikasteri

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.