Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqetësuese: Mosha mesatare e mjekëve në spitalin e Gjilanit është 57, flet drejtori i këtij dikasteri

Lajme 05/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktualisht në Spitalin e Gjilanit janë 119 mjekë, dhe pesë anesteziologë.

Me këtë staf, plotësohen 70% të kërkesave. Këtë e ka konfirmuar për Front Online, edhe drejtori i këtij spitali, Arsim Emini.

“Në Spitalin e Gjilanit janë 119 doktorë, ndërsa anesteziologë janë 5. Nuk janë mjaftueshëm. Me atë numër sa jemi, ia dalim me punu nga 100% kërkesat i plotësojmë me 70%”, tha ai.

Problemi kyç në Spitalin e Gjilanit është mosha e mjekëve.

Emini për Front Online thotë se mosha mesatare është 57 vjet.

“Në reparte kemi probleme, në Neurologji, Psikiatri, për mbulimin e kujdestarive, kuptohet me anesteziologë, në Urologji, probleme kemi në Kirurgji për shkak të moshës së mjekëve, që mosha e mjekëve është problem i krejt spitalit. Me theks të veçantë është në Kirurgji dhe në Urologji. Problemet me moshë i kemi në krejt spitalin, mosha mesatare diku është 57 vjet”, tha ai për Front Online.

Ai ka folur edhe për mungesën e barnave.

Emini thotë se kanë filluar të furnizohen me barnat që deri tani kanë qenë në mungesë.

“Herë pas here kemi mungesë të barnave por këto ditë janë duke u plotësuar, kemi probleme me penj, ka diçka probleme, barnat që si kemi pasë kanë filluar procedurat në SHSKUK, se kanë pasur problem me prokurim siç duket, edhe janë duke na furnizuar, relativisht mirë, unë besoj që kanë m’i rregullu këto punë”, shprehet ai për Front Online.

Drejtori Emini tha se do të punojnë dhe mundohen që të mos mbyllet asnjë repart i këtij spitali.

 

 

Artikulli paraprakSpecialistët e Stomatologjisë në QKMF vazhdojnë t’i marrin pagat pa rritje, flet kryetari i OSK-së
Artikulli i rradhës Proteston Sindikata e QKUK-së, të pakënaqur për ndalimin e shtesave në paga

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.