Grupi i specializantëve me vetfinancim ende nuk i kanë nënshkruar kontratat. Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar se po presin dritën jeshile nga kryeministri.
Specializantët kanë deklaruar se të dielën do të bëjnë një kërkesë tek kryeministri për t’i nënshkruar kontratat në afat prej tre ditësh, transmeton Gazeta Shneta.
“Nese nuk na therrasin deri te merkuren (17 Mars), atehere te ejten me date 18 Mars, do ta bojktojme punen dhe do te dalim ne proteste per te kerkuar zbatimin e vendimit”, thuhet në reagimin e tyre.
Postimi i plotë:
Pasi qe as kete jave nuk na kane thirr per me i nenshkru aneks kontratat dhe arsyetimi i Ministrise se Shendetesise eshte qe ne i kem kry punet tona, po presim driten jeshile nga kryeministri. U bene thuajse dy jave dhe nuk pam diqka konkrete, andaj e pam te udhes qe te marrim masa qe kjo te perfundoj sa me shpejt.
Te diellen kem takim perfaqesuesit, me ç’rast do ta perpilojm nje kerkese (komunikate) dhe do ta dorezojm ne Ministrine e shendetesise, Kryeministri dhe Media, qe kontratat me subvencione nga specializantet te nenshkruhen ne afat prej 3 ditesh, deri te merkuren dhe kjo qeshtje te perfundoj.
(Edhe pse ka mundesi qe te marte kur do te mbahet mbledhja e kryeministrit kjo qeshtje te perfundoj, por prap se prap mjafte kemi qen tolerante deri me tani).
Nese nuk na therrasin deri te merkuren (17 Mars), atehere te ejten me date 18 Mars, do ta bojktojme punen dhe do te dalmi ne proteste per te kerkuar zbatimin e vendimit.
Ne si specializant nuk mund ti dijm qeshtjet e brendshme, por na intereson zbatimi i vendimit dhe futja ne subvencione.
Ne rast se nuk ka diqka konkrete deri te merkuren date 17 Mars, atehere do ta caktojm vendin dhe oren per diten e enjete.
Me respekt, Perfaqesuesit e Specializanteve me vetefinancim!