Ka ndërruar jetë endokrinologu i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Shqipëri, Dr. Gerond Husi.
Në njoftimin nga QSUT thuhet se Husi ka qenë i sëmurë me Covid-19, por fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë luftën, shkruan Gazeta Shneta.
“Dr. Geri nuk ishte thjesht një mjek, por një nga njeri i rrallë, fisnik, me shpirtin e sakrificës, dhe me një energji të pashtershme”, thuhet në njoftim.
Lexoni njoftimin e plotë:
Me shumë dhimbje morëm sot lajmin e hidhur për Dr. Gerond Husi, mjek endokrinolog në QSUNT. Ndonëse luftoi me gjithë forcat e tij, nuk ia doli të fitojë betëjën me virusin e pabesë që e rrëmbeu nga jeta, nga dashuria e familjes, e miqve, kolegëve dhe pacientëve të tij.
Dr. Geri nuk ishte thjesht një mjek, por një nga njeri i rrallë, fisnik, me shpirtin e sakrificës, dhe me një energji të pashtershme.
Ai mëshironte shpirtin e vërtetë të mjekut, krenarinë e bluzave të bardha. Mjekësia dhe shoqëria shqipëtare humbi një profesionist të pashoq.
QSUNT i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Dr. Geri!