Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specializantët nga vendet e rajonit pritet të përfshihen në buxhetin prej 2,6 milion euro

Lajme 18/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatë specializantët të cilët vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet që së shpejti të hynë në listën e specializantëve të cilët marrin subvencione – në këtë rast nuk përfshihen rreth 70 specializantët të cilët vijnë nga Lugina e Preshevës pasi që të njejtit subvencionohen që nga fillimi i shkollimit specialistik.

Në shtator të këtij viti Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që të vazhdohen kontratat për më tepër se 430 specializantëve me vetëfinancim, për specializantët nga Kosova.

Për vazhdimin e kontratave në të cilën përfshihet edhe subvencionimi i specializantëve me vetëfinancim Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pati ndarë buxhetin prej 2 milion e 610 mijë e 100 euro – në këtë buxhet pritet të përfshihen edhe specializantët me vetëfinancim nga vendet e rajonit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, pas interesimit të Gazetës Shneta.

“Pas vendimit te Qeverisë për vazhdimin subvencionimit të specializantëve vullnetar,  të njëjtit do të subvencionohen”, thuhet shkurt në përgjigjen e MSh duke mos treguar datën se kur do të fillohet subvencionimi.

Në këtë buxhet pritet të përfshihet edhe hapja e shkollimit të ri specialistik për mjekët në vend e rajon.

Specializantët me Financim të Rregullt financohen nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për Specializantët me vetëfinancim financimi bëhet në mënyrë vetanake apo përmes subvencioneve.

Gazeta Shneta ditë më parë pati raportuar se specializantët me vetëfinancim të cilët vijnë nga vendet e rajonit nuk subvencionohen nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

MSh nuk ndan subvencione për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi   

Artikulli paraprakMaqedoni, prej nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal
Artikulli i rradhës Një rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.