Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Gjilanit nuk e pranon në punë infermieren me Master me notë mesatare 9.54

Lajme 17/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty!” janë fjalët e para që tregojnë mllefin që ka brenda vetës, infermierja, Liri Salihu.

Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shprehur pakënaqësitë që vendi i saj i dhuroi shkruan Gazeta Shneta.

Si një student e dalluar ndër vite në Universitetin e Prishtinës, ajo është refuzuar që të punoj në Spitalin e Gjilanit, ndonëse nota e saj mesatare është 9.54.

Lexoni më poshtë postimin e saj:

Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty!

Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë.

Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë.

Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universtitetin e Prishtinës “Hasan  Prishtina ” me notë mesatare (9.34).

Nuk qenka mjaftueshëm studimet në nivelin Master poashtu në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare (9.54).

Nuk qenka mjaftueshëm se gjatë gjithë studimeve kam qenë bursiste si studente e dalluar.

Nuk qenka mjaftueshëm njohja e gjuhëve të huaja deri në nivel B1.

Nuk qenka e mjaftueshëm edhe pervoja ime si infermiere me doktorët më të mirë në rajon dhe më gjerë.

Kosovë , nuk paska qenë i mjaftueshëm vlerësimi i profesorëve në Universitetin e Prishtinës e per ironi në konkurse sikur këto në Spitalin e Gjilanit une përpara duhet ta kem një kryesuese të komisionit me nivel Bachelor Ekonomik në Kolegj privat e cila shumë mirë “ka ditur të bëjë kalkulimet” gjatë “vlerësimit” në intervistë!.

Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.

Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua.

Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi.

Kosovë, unë po nënshkruaj për të lën ty sepse ma shuajtën edhe shpresën e fundit.

Kosovë, mua po më pret Europa por unë të prita ty!

Lamtumirë Kosovë !

Artikulli paraprakMe ‘Orthomol Natal pre’ jeni gati për shtatzëni
Artikulli i rradhës Moti për nesër

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.