Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka raportuar aktivitetin e ditës së djeshme.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 32 pacientë të rinj për trajtim të mëtejmë, ndërsa janë kryer gjithsej 429 vizita specialistike.
Laboratori i spitalit ka realizuar 2,317 analiza për 181 pacientë, duke përfshirë teste të ndryshme diagnostike që ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve.
Ndër të tjera, gjatë ditës janë regjistruar 3 lindje, janë kryer 13 operacione, 32 dializa, 122 Rëntgen, 31 ultrazëra, 23 MRI, si dhe shërbime të tjera diagnostikuese dhe fiziatrike.
Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm Pejë janë të shtrirë 159 pacientë, të cilët po marrin përkujdesje të vazhdueshme mjekësore./ Gazeta Shneta/




