Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka trajtuar 2,906 pacientë gjatë javës së kaluar, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore.
Sipas raportit javor, janë kryer 60 operacione të suksesshme, ndërsa 238 pacientë janë pranuar për trajtim. Po ashtu, janë regjistruar 19 lindje (14 djem dhe 5 vajza) dhe mesatarisht 186 pacientë kanë qenë të shtruar çdo ditë shkruan Gazeta Shneta.
Në sektorin e diagnostikimit dhe trajtimeve specifike, janë kryer 21,411 analiza, 205 seanca dialize, 480 rëntgen, 198 ekografi, 113 CT, 58 rezonanca magnetike dhe 13 mamografi. Gjithashtu, 301 pacientë kanë përfituar shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/



