Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Dr. Afrim Bekteshi – Diabeti dhe pre-diabeti, si të njihet me kohë sëmundja që po rritet në heshtje

Mjeku i javës 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, këtë javë kemi Dr. Afrim Bekteshi, internist dhe endokrinolog, me një përvojë prej 15 vitesh në Spitalin e Gjilanit.

Në këtë intervistë, ai flet për dallimet mes pre-diabetit dhe diabetit tip 2, faktorët e rrezikut, simptomat e hershme dhe rëndësinë e zbulimit në kohë të këtyre gjendjeve, të cilat shpesh herë zhvillohen pa shenja të dukshme.

Intervista e plotë:

Shneta: Çfarë është pre-diabeti dhe si ndryshon nga diabeti tip 2?

Dr. Bekteshi: Diabeti është sëmundje kronike e përcjellë me hiperglikemi dhe çrregullim të metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Prediabeti është stad paralajmërues për zhvillimin e diabetit. Një kontroll i zakonshëm te mjeku, me matjen e glikemisë esëll, na jep të dhëna të mjaftueshme për të pasur një qasje më serioze lidhur me diabetin dhe prediabetin.
Prediabeti është një gjendje ku nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normalja, por ende jo aq të larta sa për t’u diagnostikuar si diabet. Pacientët me diabet pothuajse gjithmonë kanë kaluar një periudhë prediabeti, në shumicën e rasteve pa vërejtur ndonjë ndryshim.

Cilët janë faktorët kryesorë që çojnë në zhvillimin e pre-diabetit dhe diabetit?

Dr. Bekteshi: Faktorët e rrezikut për prediabetin janë të njëjtë me ata të diabetit. Këtu përfshihen mosha, historia familjare pozitive për diabet, rritja e peshës trupore, prania e sindromës metabolike, mungesa e aktivitetit fizik, mënyra e ushqyerjes etj.

A po vëreni rritje të rasteve me pre-diabet dhe diabet te moshat e reja? Cilat janë arsyet?

Dr. Bekteshi: Kohët e fundit vërehet një rritje e rasteve me prediabet dhe diabet te moshat e reja, duke marrë parasysh stilin e jetesës, ushqyerjen jo të shëndetshme dhe obezitetin.

Cilat janë shenjat e para që duhet t’i alarmojnë pacientët për një problem me sheqerin në gjak?

Dr. Bekteshi:  Shenjat e para që duhet t’i alarmojnë pacientët për një problem me sheqerin në gjak janë vlerat e rritura të glikemisë. Nëse vlerat janë nga 5.6 deri në 6.9 mmol/L, atëherë bëhet fjalë për prediabet.

Pse pre-diabeti shpesh kalon pa simptoma dhe zbulohet vonë?

Dr. Bekteshi: Prediabeti kalon pa simptoma, për arsye se glikemia nuk është aq e lartë si në diabet. Sasia e insulinës së prodhuar në pankreas është ende e mjaftueshme për ta mbajtur glikeminë në kontroll dhe mungojnë simptomat tipike si etja, urinimi i shpeshtë, humbja e peshës etj.

Cilat analiza laboratorike janë më të rëndësishme për zbulimin e hershëm të këtyre gjendjeve?

Dr. Bekteshi: Analizat kryesore laboratorike janë matja e glikemisë esëll:

normale: < 5.6 mmol/L
prediabet: 5.6 – 6.9 mmol/L
diabet: > 7 mmol/L

Një analizë shumë e rëndësishme është edhe OGTT:

normale: < 7.8 mmol/L
prediabet: 7.8 – 11.0 mmol/L
diabet tip 2: > 11.1 mmol/L

Ndërsa hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) në prediabet është 5.7 – 6.4%, kurse në diabet > 6.5%.

A mund të parandalohet zhvillimi i diabetit nëse pre-diabeti zbulohet me kohë?

Dr. Bekteshi: Nëse prediabeti zbulohet me kohë, mund të ndikojë në mosshfaqjen e diabetit ose të paktën ta vonojë fillimin e tij për një periudhë më të gjatë kohore.

Cilat janë ndryshimet më të rëndësishme në stilin e jetesës që rekomandoni për parandalim?

Dr. Bekteshi: Ndryshimet më të rëndësishme janë reduktimi i peshës totale trupore për 5–7% dhe aktiviteti i rregullt fizik i moderuar, pra 30 minuta në ditë gjatë javës, që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe largon gjendjen e prediabetit. Po ashtu, ushqimi i shëndetshëm luan rol shumë të rëndësishëm.

Cili është mesazhi juaj kryesor për qytetarët në lidhje me parandalimin e diabetit?

Mesazhi kryesor është që të bëhen kontrolle më të shpeshta te mjeku, matja e rregullt e glikemisë, aktivitet fizik dhe ushqyerje e shëndetshme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Mbi 500 vizita specialistike dhe 12 operime brenda 24 orëve
Artikulli i rradhës PCOS riemërtohet zyrtarisht në PMOS

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Osman Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.