Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajme 01/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit.

Në Graçanicë, një grua ka raportuar se një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit, kishte tentuar ta sulmonte atë. I dyshuari është intervistuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën mbikëqyrje të policisë.

Policia ka njoftuar se në Obiliq është raportuar një tjetër rast dhune në familje midis një gruaje dhe një burri. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

Rasti është proceduar më tej me urdhër të prokurorit dhe po trajtohet në gjendje të lirë.

Edhe në Gllogoc një grua ka raportuar se është sulmuar nga grua tjetër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, thekson policia.

Një rast tjetër është raportuar në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar një grua pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Vushtrri një person është arrestuar pasi kishte kanosur një femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. Viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtje dhe është larguar nga shtëpia.

Policia po vazhdon hetimet për të gjitha rastet në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

Artikulli paraprakSpitali i Prizrenit ndriçohet në rozë për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës Ministrja AI në Shqipëri vishet me ngjyrë rozë: Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat e të ardhmen

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.